Loading...

Në familjen e 21 vjeçares që e mposhti gripi…mjekja as nuk e mjekoi, as e shtroi. Përlot gjyshi i saj

Nuk u jane thare ende lotet familjareve ne shtepine Gjeka ne Mujalli te Fierit, edhe pas 3 muajsh te ndarjes nga jeta te 21 vjecares Xhuljeta Gjeka.

Gjyshi i Xhuljetes qe nderroi jete tre muaj me pare ne spitalin e Fierit si pasoje e gripit, Pilo Gjeka kerkon drejtesi:

‘Te veproje ligji mbi te gjithe ata qe nuk bene detyren. Te zbatohet ligji deri ne fund.Mbesa me ka ikur vetem per munges te ndihmes mjekesore”.

Deklarimet e familjareve jane shprehur ne kete pasdite pasi jane njohur me masen qe eshte marre ndaj mjekes se Spitalit Rajonal Fier Ina Rruzhdia.

Ajo u pezullua nga detyra per pakujdesi ne mjekim me pasoje vdekjen e 21 vjecares Xhuljeta Gjeka nga fshati Mujalli.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com