Loading...

Lufta ndaj krimit të organizuar, Ministria e Drejtësisë marrëveshje me EUROJUST

Marrëveshja për Bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust-it si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ishte ne qender te takimit qe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pati me Presidentin e EUROJUST, Ladislav Hamran.

Miratimi i kësaj marrëveshje nga Këshilli i Ministrave në një kohë të shkurtër u vlerësua shprehje e vullnetit dhe angazhim maksimal për të luftuar krimin e organizuar transnacional nëpërmjet bashkërendimit të hetimit dhe ndjekjes penale.

Marrëveshja me EUROJUST ka si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, si dhe lehtësimin e bashkërendimit të hetimeve dhe ndjekjeve penale, që shtrihen në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe një ose më shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Presidenti i EUROJUST vlerësoi maksimalisht vullnetin e Qeverisë Shqiptare për bashkërendimin e hetimeve dhe të ndjekjes penale me vendet anëtare të Bashkimit Evropian siç edhe u tregua nëpërmjet miratimit një kohë të shpejtë në parim të kësaj marrëveshje.

Më tej ai u shpreh që intensifikimi i kontakteve dypalëshe do të sjellë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet EUROJUST dhe Shqipërisë.

Presidenti, deklaroi që reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht reforma në sistemin e drejtësisë, siç edhe është vlerësuar nga Komisioni i Bashkimit Evropian, është shpresëdhënëse.

Presidenti u shpreh i gatshëm për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të zhvilluar marrëdhëniet juridiksionale me jashtë. Gjithashtu, ai përmendi edhe lehtësirat që i krijohen hetimeve gjyqësore Shqiptare nëpërmjet anëtarësimit në EUROJUST.

Në përfundim, Presidenti shprehu mbështetjen maksimale për forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë si dhe u angazhua personalisht për të transmetuar në shtetet anëtare dhe veçanërisht në Holandë zhvillimet që kishte arritur Shqipëria në këtë fushë.

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, e cila në këtë takim ishte e shoqëruar edhe nga Drejtori i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Arqile Koce, deklaroi se për Ministrinë e Drejtësisë bashkëpunimi gjyqësor është shumë i rëndësishëm për shkak se lejon hetime efektive në një kohë të shkurtër.

“Ministria e Drejtësisë është e gatshme për të bashkëpunuar jo vetëm me EUROJUST, por me çdo autoritet tjetër gjyqësor me qëllim që të tregojmë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimit të pastrimit të parave”, tha Ministrja Gjonaj.

Në përfundim të takimit, të dy palët ranë dakord për miratimin e një plani me masa për zbatimin sa më parë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit gjatë periudhës tranzitore deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com