Loading...

Largohet Romana Vlahutin dhe e zëvendëson një italian?

Ditën e sotme u zyrtarizua lajmi se ambasadori amerikan në Tiranë do të largohet nga Shqipëria, pasi do të marrë detyrën e re në një shtet tjtër, në Kirgistan.

Por fatin e tij duket se do ta ketë edhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin. Flokëkuqes ashtu si kolegu i saj, Lu i përfundon mandati.

Vlahutin në fakt i mbaron mandati pas disa muajsh, por portalet pranë Berishës dhe Bashës e kanë nxjerrë lajmin në një ditë me atë të Donald Lu, për të krijuar idenë se ata nuk po largohen se po iu mbaron mandati, por si ndëshkim për qendrimet që kanë mbajtur në Shqipëri.

Të dy këta ambasadorë u kthyen në personazhet kryesorë të politikës shqiptare, për shkak të imponimit të tyre për reformën në drejtësi, që pritet të ndëshkojë politikanët e niveleve të larta në vendin tonë.

Në portale ndërkohë, ka nisur të qarkullojë dhe emri që pritet të zëvendësojë Vlahutin.

Ai është Luigi Soreca.

Kush është italiani

Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.

Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit.

Zoti Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Itaisë për gjashtë vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com