Loading...

Mafia me “kollaro” kërkon të zhdukë provat e dosjes “Kokaina, “Llalla” e çifti “Gina-Gashi”. Kuliçët e shefat e tyre, të tronditur nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit

Mafia e drogës, e abuzimit me pronat e patundshme dhe e të gjitha maskarallëqeve tjera në Shqipëri është vënë në alarm pas thellimit të hetimeve për dosjet e rënda të cilat presin të shkojnë në gjykatë dhe të ‘përkthehen’ në vite burgu për abuzuesit.

Dhe jo pa qëllim prokuroria e Durrësit ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së pardjeshme, ku dyshohet se janë marrë disa dosje korrupsioni nga zyra e një prokurori e një oficeri të policisë gjyqësore.

Organi i Akuzës së Durrësit është grabitur për herë të dytë brenda muajit maj, ndërsa është një ndër organet më të rëndësishme të drejtësisë, teksa ka iniciuar një sërë dosjesh të bujshme.

Prokuroria e Durrës ka hetuar dosjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila vetëm pak kohë më parë është transferuar te Krimet e Rënda, ndërkohë që një pjesë e provave ende nuk janë transferuar në Tiranë dhe gjenden në Prokurorinë e Durrësit.  Madje dhe posta atje shkon.

Një tjetër dosje e rëndësishme e hetuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është edhe ajo e çiftit Gina-Gashi, çiftit të “artë” të prokurorëve të kohës së Adriatik Llallës.

Prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi, kjo e fundit krahu i djathtë i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe praktikisht njeriu më i fuqishëm në organin e akuzës për pesë vite me radhë, kanë qenë subjekt hetimi në këtë institucion, deri pak ditë më parë, kur dosjet e tyre kaluan në Prokurorinë e Fierit.

Dhe këtu kanë prova dhe fakte të patransferuara ende nga Durrësi në Fier.

Gjithashtu, Prokuroria e Durrësit ka në dorë një tjetër dosje mjaft me rëndësi, siç është ajo e abuzimit me pronat dhe plazhet publike në Ishëm, ku u arrestuan dhe katër ish-zyrtarë të shtetit, mes të cilëve dhe ish-kryetari i Komunës Ishëm.

Dosja e 613 kg kokainë të kapura në Maminas, e cila ditët e fundit është kthyer në vëmendjen e politikës, po hetohet nga Prokuroria e Durrësit.

 

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë, teksa u shpreh se zyrtarët më të lartë të PD kanë lidhje me 613 kg kokainë.

Këto dhe shumë dosje të tjera të bujshme kanë kaluar apo po kalojnë në duart e prokurorëve të Prokurorisë së Durrësit, të cilët po tentojnë të hedhin dritë mbi dosjet e trafikut të drogës së rëndë kokainë me Kolumbinë, abuzimeve e korrupsionit, ku të përfshirë janë zyrtarë të lartë të shtetit.

Pikërisht këta zyrtarë të lartë, e cilësuar ndryshe dhe “mafia me kollaro” është shumë e interesuar për zhdukjen e këtyre provave dhe fakteve në ngarkim të tyre.

Agron Kuliçi ish badigardi i Berishës njëherësh dhe ish zv.drejtor i Policisë së shtetit dhe me lidhje të forta në polici dhe në rrjetet e trafikut të drogës, në emër dhe të shefave të tij dyshohet se është më interesuari për zhdukjen e këtyre dokumenteve.

Pasi dhe deklarata e pamatur e Edi Ramës se pas 613 kilogramë kokainë kolumbiane të kapur në Durrës qëndrojnë zyrtarë të lartë të PD e ka trazuar situatën dhe aktivizuar krimin.

Njëherësh dhe Adriatik Llalla që ka njerëzit e tij të rëndësishëm tek posta e Prokurorisë, është i interesuar për të zhdukur prova nga Prokuroria e Durrësit. Pa përjashtuar dhe pushtetarët aktualë, për të cilët do të flasim në ditët në vijim, si mafia e pronave përfshirë dhe Spitallën.

Ndaj mafia e politikës dhe e shtetit është aktivizuar për të zhdukur provat dhe bastis herë pas herë prokurorinë kryesore, atë të Durrësit./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com