[sgmb id=”1″]
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Eurozonës dhe Bashkimit Europian u zgjerua me 0.5 për qind nga tremujori në tremujor, njoftoi të martën agjencia e statistikave e BE-së, Eurostat.
Konkluzionet e së martës erdhën pas daljes së të dhënave të reja ekonomike të disa shteteve anëtare, përfshirë Italinë, PBB-ja e të cilës u rrit me 0.2 për qind në tremujorin e parë, më pak se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar të cilat njohën një rritje prej 0.3 për qind.
Ekonomia e parë e bllokut, Gjermania, raportoi një rritje në tremujor prej 0.6 për qind.
Në baza vjetore, Prodhimi i Brendshëm Bruto i eurozonës u rrit me 1.7 për qind në tremujorin e parë, duke dëshmuar se rimëkëmbja e bllokut fitoi vrull dhe tejkaloi Shtetet e Bashkuara, ku rritja e tremujorit të parë shënoi nivelin më të dobët në tre vjet, prej vetëm 0.7 për qind.