Që kryeprokurorja Arta Marku ishte investim i SHBA-ve dhe ka gjithë mbështetjen e tyre kundër krimit nuk ka asnjë dyshim. Madje herë pas here lëshon mesazhe mjaft të qarta për politikën. Pak minuta më parë Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar foton e Arta Markut dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardian Veliu gjatë takimeve që po zhvillojnë në Kroaci.
“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardian Veliu pozojnë në një foto grupi me Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara Jeff Sessions dhe homologët e tyre nga rajoni, gjatë Seminarit mbi Krimin e Organizuar Ndërkombëtar në Zagreb, Kroaci. Seminari u organizua nga Programi i Ndihmës Tranuese për Investigimin e Krimit Ndërkombëtar (ICITAP) dhe Programi për Trajnim dhe Ndihmë Zhvillimi për Prokurorë Jashtë Vendit të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. (Foto: Ambasada Amerikane në Zagreb)” , shkruhet në faqen e ambasadës./Pamfleti