Loading...

Lajmi i fundit: Doktorët të alarmuar na tregojnë të vërtetën e hidhur që duhet të dimë për pijen më të konsumuar nga shqiptarët

Të gjithë njohim njerëz që thonë se nuk e nisin dot ditën pa pirë kafen e mëngjesit. Por, efektet e konsumit të saj në periudhën afatgjatë nuk i dinë aspak.

Më poshtë do ju rendisim ndikimin që ka kafeja e mëngjesit tek ju:

Stimulant që “ndez” trurin

Ndikimi i parë që ndjejmë kur pimë kafe është një zgjim i menjëhershëm. Kafeina është një stimulant që shkon në tru dhe bën që përkohësisht të mos ndihemi të lodhur. E bën këtë duke bllokuar receptorët e adenozinës, një substancë që trupi prodhon për të rregulluar gjumin dhe na bën të ndihemi të përgjumur. Kafeina stimulon gjithashtu prodhimin e adrenalinës, hormonin që jep energji.

Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit kanë zbuluar edhe se kafeja ndihmon në largimin e depresionit. Por, truri me kalimin e kohës mësohet me këtë pije dhe efekti i saj zbehet. Kjo shpjegon varësinë që kanë disa persona ndaj kafes.

Kafeja ngre përkohësisht tensionin

Kafeja mund të shkaktojë një ngritje të përkohshme të tensionit, pasi venat ngushtohen dhe zemra punon më fort. Ky efekt shkaktohet pasi adrenalina rrit rrahjet e zemrës, por gjithçka shkon në normalitet pas 3 orësh.

Kafeja përshpejton metabolizmin, por irriton zorrët

Kafeja ka ndikim të madh në metabolizmin e trupit. Është diuretike, që do të thotë se bën që veshkat të lëshojnë lëngjet që mbajnë. Por kafeja mund të irritojë edhe fshikëzën, duke bërë që vizitat në tualet të jenë më të shpeshta. Nëse pihet me stomakun bosh, mund të stimulojë lëshimin e lëngjeve gastrike (që irritojnë nga ana e tyre zorrët) dhe kortizolit, hormonit të stresit

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com