Loading...

Andon Zako Çajupi ashtu sic nuk e kemi njohur

( Një konspekt integral nga një shkrim të Dhimitër Shuteriqit, hartuar sipas kujtimeve të bashkëkohësve të poetit dhe botuar në numrin 5 të revistës ” Nëntori” të vitit 1966, përgatiti: PETRO MEJDI)

-Midis të tjerave: Tipare të pathëna për karakterin e poetit, sa herë u martua, cilësitë e fytyrës dhe të trupit, sa gjuhë dinte. Kur bashkëbiseduesit nuk përballonin dot sarkazmën therëse i thoshnin: Ik or kucovllah dhe Ti je vllaho – romun. A ka vërtetë diçka aromune, vllahe, Çajupi në origjinën e tij?!

Tregojnë se ishte sherret dhe inatçor që në fëmini. Lidhte këmbanën e kishës me litar dhe që nga dritarja e shtëpisë aty pranë (më vonë ajo u kthye në shkollë. Edhe sot ajo është shkolla e fshatit Sheper ) dhe i binte. Pleqtë e nemnin , priftërinjtë e mallkonin , por më të shumtët ishin ata që qeshnin, me këtë prosvales, ( greqizëm, ofendim, merr nëpër këmbë) të ri të shënjtërisë.
Nani Levani, shok lojrash me Andonin, kujton se poeti ishte ” aq i zgjuar , sa dhe i prapë. Lozte dhe me çupat “Mbyllasyza” , ” në ferra dhe gurrë”. E patën fejuar me një Vasillo , ” me ballëtë si diell ” e ” faqetë si mollë”.
Vëllimi poetik ” Baba Tomori ” pati një pritje të dyfishtë. Disa e uruan poetin dhe të tjerrë e denigruan dhe e vunë në lojë. Këtë denigrim e nisi gazeta ” Përlindja shqiptare” e Bukureshtit .”Vivll’ e zotit Çajup , nukë është një vivll me vlerë , nuku ka ndonjë vlerë për kombin shqipëtar , ….ai duhet djegur.”

Kulmi arriti me epigramin e Milo Duçit:
Si vjershëtor lartër hipe ,
vjërshëria ësht’ e naltë .
Ngrite vjershërinë shqipe ,
po …si njeri …re në baltë.

Ja dhe përgjigja e Çajupit nëpërmjet gazetës ” Albania” të Faik Konicës:
Baltë , moj balt’ e bekuar ,
ti nukë je për të sharë ,
se Zoti të ka gatuar
kur bëri njerin’ e parë…..

Çajupi ishte shumë ironik, bile sarkastik.I vinte në lojë kundërshtarët e tij deri në atë shkallë, sa që ata , në pamundësi për ta përballuar këtë sarkazëm i thoshnin:
—Ik mor kucovllah !”
“Kucovllah” , një kalk gjuhësor nga greqishtja , i përbërë nga fjalët” κουτσός”-i çalë” dhe vllah.Ky kalk ka dy interpretime : së pari , ke vllah njerin nga prindërit , së dyti, je vllah , por nuk di gjuhën.

Çajupi filloi të tërhiqet nga veprimtaria jashtë avokatisë pas vdekjes së djalit , Stefanit , nga tuberkolozi, pas një ftohjeje të marrë gjatë notit në një lumë në Francë.” …e kam humbur, që nga dita që humba djalin tim”.

1–Nani Levani :
Është e vërtetë se Andoni ishte fejuar sipas dëshirës së mëmës së tij dhe shkëmbeu unazën me Vasillo Çiapi ;Kjo bëhej që kurbetlliu të mos harohej në vende të huaja .Andoni e lajmëroi që nga Egjypti ” të fejuarën ” që të martohej, se ai do të vonohej.Nuk është e vërtetë se Çajupin e kapën hajdutët dhe se u burgos në Stamboll , kur shkoi për të takuar Naim Frashërin.

2–Paskal Buda:
Buda nuk e kishte njohur gruan e parë të Çajupit, Evgjeninë.E dyta ishte një ezmere e trashë, që fliste greqisht, si një muhaxhire”.E kishte pasur ” kujdestare të shtëpisë”.Çajupi i shte i dobët, mbante ” pehriz” , alkol nuk pinte .

3—Vasil Tanini:
Gruaja e dytë ishte shumë e bukur , 15 vjet më e re se ai,quhej Athina.Qe zëmërak.Kur hypi Zogu në fuqi , bëri një protestë në Lidhjen e Kombeve , bashkë me shqiptarë të tjerë.Jorgji Çako u zëmërua me Çajupin që nuk i mbrojti djalin si avokat, i cili u dënua me varje , pasi bashkë me një anglez grabitën dhe vranë një argjendar .

Në shtëpi ishte mikpritës.Prishte para shumë, s’j jepte vleftë parasë.U jepte shumë shqiptarëve.Nuk pinte, nuk qe qeflli, nuk dilte dhe merrej me studimet e tij.Nuk qe i dobët.Pak i shkurtër , me zë të hollë.Kishte një xhungë te rez’e veshit , sa një gështenjë dhe kështu mbante kokën pak mënjanë.Kur vdiq lëngoi 3 muaj .Ne e donim.se ishte i sinqertë .Të qërtonte drejt për drejt , s’kish komplimenta, ta priste me sëpatë.

4–Stathi Konomi:
E shoqja e dytë Athinaja qe greke.Si avokat ‘punoi as dy vjet.Ishte shumë nevrik, nuk duronte dot të shtrembërën .Shqiptarëve ua bënte shkresat pa shpërblim.Pinte vetëm duhan .Qe shakaxhi , shakatë i bënte me vjersha.Mbante bastun.Vdiq nga tuberkulozi .Ishte tretur fare.Në fund u paralizua.E varrosëm në Shën Gjergj.Nuk vdiq i verbër, siç u shkrojt.Për 3- 4 vjet mbajti sheperiotin Thoma Bode , i cili i rëfente zakonet dhe e paguante.Me korçarët nuk shkonte mirë.Kishte miqësi me Filip Shirokën.Kishte një bibliotekë të madhe .I solli Sotir Kolea në Shqipëri .Ja dha Sofokli Çapi.

5–Neço Dedei:
E ka njohur rastësisht në Athinë.Hahej me një Aristidh nga Jugu i Shqipërisë.Nuk pajtoheshin për diçka dhe Çajupi nisi nga sarkazma e tij therëse.Aristidhi i tha: ” Ti je vllaho – romun!”

6–Sofokli Çapi:
Haritua ishte njeri me ndjenja atdhetare.E dhe me turqit e kishte mirë.I kishin dhënë një nishan dhe i thërisnin ” bej”.La pasuri të madhe, 130 .000 lira .Antonit i dha një shumë të madhe , por ” me dava”La shtëpi në Kavallë.Ishiti Çajupi .Kishte dhe një mulli në Benisuef të Misirit, ” mulliri pa ujë” , punonte me maqinë.Atje rrinte e shkruante Çajupi.Me të jatin u prish pse mori Evgjeninë.U pajtuan kur Haritoja vuajti nga kanceri.

Çajupi përkrahte çdo lëvizje patriotike dhe me para.Konicën e donte se kish dituri , por e dinte se ishte batakçi.
Ishte ateist dhe ai dhe i biri.Vdiq pa dashur të kungojë.E nxorën jashtë priftin.Vdiq menjëherë , pa folur.La dhjatë, ( testament) të cilën e gjetëm.pas tre ditësh.E hapëm në konsullatën greke , kështu deshi e shoqja.Shkruante se ishte shtetas otoman, se kështu i kish ruajtur mylqet , tapitë, si të jatit.Konsulli i Zogut nuk e vizitoi.As kurorë nuk i solli.Mbi varr nuk foli njeri.

Kur erdhi nga Zvicra Andoni u fejua me një korçare, vajzën e Marko Korçarit , por e prishi për një fjalë të së vjehrës, që i tha që të mos e mbante më shërbëtoren që kishte në shtëpi.Pas kësaj fejese Çajupi deshi mbesën e një dhespoti grek dhe mundet qe u martuan .E quanin Tasia .Ishte e bukur .U ndanë dhe poeti e vuajti shumë këtë ndarje.
Martesën e fundit e bëri vonë , me Athina Simeonidhin, të cilën e kishte kujdestare të shtëpisë.
Çajupi dinte këto gjuhë:greqisht, frëngjisht, turçe, pak arabisht, pak italisht , pak anglisht.Më shumë lexonte frëngjisht.Qe shakaxhi dhe i muhabetit.Bënte shaka të hirëshme.

Bibliografi: Revista ” Nëntori” nr.5 1966.VOA

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com