Për shkak të mungesës së stafit të infermierisë shoqata gjermane Bäderverband ka filluar rekrutimin e punonjësve të rinj nga Kosova dhe Shqipëria.
Kjo shoqatë gjatë kësaj vere ka planifikuar të sjellë studentë nga infermieria dhe shkencat shoqërore nga Prishtina për në Mecklenburg-Vorpommern, shkruan Insajderi.
Nëse gjithçka shkon sipas planit të kësaj shoqate pas diplomimit studentët nga Kosova dhe ata nga Shqipëria nga viti i ardhshëm mund të punojnë në Gjermani.
Megjithatë, drejtori i kësaj shoqate, drejtor Marianne Düsterhöft gjatë ditës së sotme në Rostock tha se ende nuk dihet për numrin e saktë të punonjësve që do të pranohen.
Për tu bërë pjesë e këtij projekti kosovarët duhet të kenë aftësi profesionale të cilët do t’i nënshtrohen një testi në Gjermani.
Po ashtu, studentët kosovarë pasi të kenë diplomuar duhet të tregojnë edhe aftësitë në gjuhen gjermane.