Opozita ka vendosur të protestojë të shtunën e 26 majit, ndërkohë që në vendin tonë organizohet një eveniment i rëndësishëm siç është ai i Mëngjesit të Lutjeve.
Dita e mbajtjes së protestës është kundërshtuar jo vetëm nga brenda PD-së, por edhe nga aleatët, për shkak të aktivitetit të Mëngjesit të Lutjeve.
Në takimin e fundit që kreu i PD –së, ka realizuar me aleatët ka munguar kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu. CNA.al mëson se mungesa e tij ka ardhur për shkak se ka kundërshtuar protestën e ditës së shtunë duke kërkuar që të respektohet protokolli i vedosur 6 muaj më parë për Mëngjesin e Lutjeve, ku do të jenë të pranishëm senatorë amerikanë dhe personalite të rëndësishme ndërkombëtare.
Basha e ka kundërshtuar dhe për më tepër ka refuzuar pjesëmarrjen në Mëngjesin e Lutjeve, gjë që ka sjellë përplasje me kryerepublikanin Fatmir Mediu, i cili nuk ka qenë kundër protestave, por për respektimin e axhendës së vendosur 6 muaj më parë, për aktivitetin e Mëngjesit të Lutjeve.
Kundërshtia e Bashës ka sjellë një thyerje të madhe mes dy aleatëve historikë.