Loading...

Për 4 muaj 500 raste me kancer! Doktori shqiptar, specialisti më i mirë i fushës, na shpjegon pse

Afro 500 kosovarë janë diagnostikuar me kancer vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Të gjithë këta, janë duke marrë trajtim në Klinikën e Onkologjisë që funksion në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Lloji më i shpeshtë i kancerit është ai i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë. Por, pacientët që vuajnë nga kanceri, po ballafaqohen me mungesë të terapive në Onkologji. Aty shpeshherë mungon edhe kimioterapia.

Gjatë ditës së sotme, drejtori në Klinikën e Onkologjisë, Ekrem Hyseni ka shpjeguar rreth numrit të këtyre rasteve.

“Gjatë muajve janar deri në muajin prill të këtij viti në klinikën tonë janë paraqitur 482 raste të reja me kancer.  Ndërkohë, vitin e kaluar për periudhën e njëjtë i kemi pasur 511 raste”,  ka thënë Hyseni. Ai ka shpjeguar edhe për llojin më të shpeshtë të kancerit nga i cili po preken kosovarët.

“Kanceri më i shpeshtë është ai i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë”, thotë drejtori i klinikës së Onkologjisë.

Por kosovarët të cilët vuajnë nga kanceri në dy javët e para të muajit maj janë ballafaquar me mungesë të terapisë së për kimioterapi në Klinikën e Onkologjisë. Përveç kësaj terapie, Onkologjia ende ballafaqohet me mungesë të disa terapive.

“2 javët e para të muajit Maj ka pas mungesa në furnizim, por pas datës 10 Maj ky furnizim është stabilizuar dhe tani kemi shumicën e produkteve. Edhe produktet që mungojnë jemi informuar nga MSH se brenda javës plotësohen”, ka sqaruar më tej Ekrem Hyseni, drejtor në klinikën e Onkologjisë në QKUK.

E për furnizimin me terapi dhe ilaçe, për pacientët që vuajnë nga kanceri është deklaruar edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Besa Baftiu. Ajo ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duket të bëjë më shumë për furnizim me barna.

Baftiu ka shprehur shqetësimin për numrin e madh të të prekurve nga kjo sëmundje.

“Shifrat e qytetarëve të prekur me kancer janë shqetësuese. Numri për çdo vit është duke u rritur. I kemi rreth 1 mijë e 500 raste të raportuara, e janë edhe disa raste të tjera të cilat janë trajtuar jashtë QKUK’së.  Ne këtë shqetësim e kemi shprehur edhe në komision. Sfidat e pacientëve për trajtimin e kësaj sëmundje në Kosovë janë të mëdha, mungesa e barnave dhe çmimet janë të mëdha në treg. Por ne si komision kemi besim që ministri i shëndetësisë do të merret më shumë me këtë punë”, i ka thënë Baftiu Express’it.

Megjithëkëtë, shifrat e kosovarëve që po preken nga kanceri nga viti në vit po shtohen. Vetëm gjatë vitit që shkoi rreth 1 mijë e 500 kosovarë janë diagnostikuar me kancer, 334 raste më shumë se në vitin 2016.

Lloji më i shpeshtë i  kancerit po del të jetë ai i mushkërive tek meshkujt dhe kanceri i gjirit tek femrat. Sidoqoftë, hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë kanë tërhequr vërejtjen se me një kujdes më të madh të njerëzve, sëmundja e kancerit edhe mund të parandalohet në shumë mënyra

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com