Loading...

Njihuni me Xhoanën, tifozen e çmendur simpatike të Orikut !

Kush e ka ndjekur nga afer skuadren e Orikut gjate ndeshjeve qe ajo ka luajtur gjate ketyre viteve, patjeter e ka vene re se midis tifozeve te shumte meshkuj shpeshhere kane rene ne sy edhe disa tifoze shume sipmatike femra. Por njera prej ketyre tifozeve simpatike eshte Xhoana Haxhija e cila eshte nje fanse e cmendur e Orikut qysh prej themelimit te Ekipit, para gjashte vitesh.

Xhoana eshte lindur dhe rritur ne Vlore. Ajo ka kryer studimet e larta ne Tirane per Drejtesi. Qysh e vogel ajo ka qendruar prane babait te saj Albert Haxhija i cili ka luajtur futboll dhe sot eshte trajneri i Orikut. Nga babai ajo ka trasheguar dashurine e madhe qe ka per futbollin.

Ajo flet me shume pasion dhe emocion sa here qe flitet per Orikun. E ka ndjekur hap pas hapi ne cdo ndeshje Orikun, e ka komentuar, ka bere tifo si e cmendur, eshte gezuar kur ka fituar eshte merzitur kur ekipi i saj i zemres ka humbur por kurre nuk e ka braktiisur.

Ja cfare thote Xhoana pas ndeshjes me Vllaznine B ku pas barazimit 2-2 Vllaznia B fitoi me penallti-” E kam ndjek vazhdimisht Orikun por keto 2-3 vitet e fundit e ndjek me teper sepse eshte rritur si ekip dhe i ka realizuar objektivat e vendosura gjithashtu! Momentet me emocionuese jane ndeshjet kur eshte siguruar playoff vjet, si dhe ndeshja e fundit me Terbunin ku humbem per fat te keq! Por do vecoja ndeshjen me Albpetrolin qe ishte feste ne Orikum pasi u luftua deri ne ndeshjen e fundit per te siguruar playoff-in! Nerva, loje, gola dhe shume emocion ishte ndeshja me Vllaznine B . E kemi perjetuar shume dhe me vjen keq qe fati na coi tek penalltite! Mund ta kishim mbyllur me heret me rastet qe kishim! Por ky eshte futbolli ne fund te fundit”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com