Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kukës, Qemal Elezi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.
Tashmë në krye të LSI-së në Kukës është vendosur, Lavdosh Zeneli.
Kreu i komanduar i kësaj partie, Lavdosh Zeneli, bën të ditur se ish-kryetari është dorëhequr nga ky post vetm pak ditë më parë. Kjo lëvizje e ish-kryetarit, Qemal Elezi vjen pas largimit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Kukësit të disa prej eksponentëve të kësaj partie, drejt Partisë Socialiste.
Qemal Elezi prej vitesh e ka drejtuar partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, ku ka qenë edhe kandidat për deputet. Ndërsa kreu i ri i kësaj partie, i komanduar, Lavdosh Zeneli, vjen nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.