Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me krerët e degëve pretendoi se Rama po përpiqet të afrohet me LSI-në, por kjo forcë politike nuk do.
“Edhe pse po përpiqet që të afrohet me LSI-në, por nuk do ja dal pasi jemi në opozitë jo me Ramën si individ, por me Ramën si ideologji. LSI është e vendosur deri në fund në opozitë me drogën.”
Pavarësisht këtyre pretendimeve Rama është nën presionin e bazës për largimin e militantëve të LSI-së nga administrata.
Mësohet se baza socialiste ka kërkuar nga Rama që të mbajë premtimin, duke i kërkuar shkarkimin e militantëve të LSI nga administratë, për t’i hapur rrugë punësimit të socialistëve të papunë.
Gjithashtu, Rama ka kërkuar nga drejtorët që të koordinojnë dhe të harmonizojnë punën e tyre me zyrat e punës, si një mënyrë për të zbutur papunësinë. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Pamfleti