[sgmb id=”1″]
Numri i të rinjve shqiptarë që janë përdorues të drogave të rënda është rritur nga viti në vit. Mbi 85% e përdoruesve marrin heroinë dhe i përkasin grupmoshës 15 deri ne 35-vjeçare. Në mungesë të heroinës, shumë të rinj injektojnë kombinime të disa medikamenteve, çka u sjell probleme të mëdha shëndetësore dhe në disa raste edhe vdekje. Përdoruesit e drogës sa vjen e shtohen në qytetin e Vlorës. Shifrat tregojnë se janë trefishuar rastet ku të rinjtë janë bërë vartës të saj.
Moshat e reja, kryesisht nga 15 deri në 30 vjeç, janë përdoruesit më të të rregullt të drogave që nga hashashi e deri tek kokaina.
Këta të rinj gjejnë vende të braktisura, në kushte skandaloze, si banesa të pabanuara, hyrje pallatesh etj. e kete fenomen tragjik sigurishte qe e kane ven re edhe qytetaret, te cilet shprehen se keto jane piknisje te nje shkaterrimi te shoqerise, ekonomise e familjes, e duhen marre masa urgjente thone ata.
Me kamerën tonë kemi hyrë në disa banesa të braktisura, ku dukej qartë se përdoruesit e drogave përdorin shiringat për ta injektuar.
Banorët përreth u shprehën të shqetësuar. Ata tha se “kemi parë dhe kemi degjuar lëvizje, pasi shumë të rinj vijnë këtu dhe marrin lëndën narkotike, por kemi frike t’u flasim.”
Shkaqet që i shtyjnë të rinjtë në Vlorë dhe jo vetëm në këtë qytet të drogohen, janë papunësia, depresioni, divorcet e prindërve,etj. me heret jemi njohur edhe me një rast ku një i ri ka humbur edhe jetën nga mbidoza. Fatkeqësisht, fenomeni i përdoruesve të drogës në qytetin e Vlorës sa vjen dhe rritet.