[sgmb id=”1″]
Zbardhen detaje nga negociatat mes opozitës dhe pozitës për arritjen e marrëveshjes që do t’i jepte fund krizës politike në vend.
Kështu, sipas burimeve, palët janë dakord në parim me paketën “McAllister”, mirëpo ndahen vetëm në një pikë.
Ajo është data e zgjedhjeve. Kryeministri Rama ka vendosur 23 korrikut si datën më të vonshme të zgjedhjet, duke i qëndruar Kushtetutës.
Mirëpo, opozita kërkon shtyrjen e zgjedhje të paktën në shtator. Kjo për shkak se duhet kohë që të implementohet votimi dhe numërimi elektronik dhe identifikimi biometrik i votuesit në qendrat e votimeve.