Loading...

Syri i Kalter legjenda e gjarprit gjigant qe krijoi mrekulline e natyres

Nga thellesia e tunelit, permes te cilit uji del ne siperfaqe, burimi merr ngjyren blu, qe i ngjan bebes se syrit. Po sa fillon rrjedhen, ngjyra fillon e çelet drejt se kaltres.

Bimesia qe rrethon Syrin ne pjesen e lartme te tij i ngjan me shume qerpikeve, ndaj me te drejte eshte quajtur “Syri i Kalter”. Ai eshte burimi me i madh dhe me interesant nder 18 burimet qe shperthejne rreze malit te Gjere. Sot gezon statusin e monumentit te natyres. Thellesia e tij eshte teper e madhe, arrin deri ne 45 metra. Ai ndodhet perballe fshatit Krongj, 45 metra nen nivelin e lugines se Drinos. Syri i Kalter eshte burim me ujera te fresketa dhe te embla i rrethuar me bimesi te dendur dhe me gjelberim te perhershem.

Peshku qe rritet dhe kultivohet ketu eshte pestrova, nje peshk i shijshem…

Legjenda e hershme

“Nje here e ne nje kohe, fryu nje ere kaq e forte, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori nje gjarper… Ra nje re dhe gjarprin e hodhi ne malin e Sopotit… Gjarpri gjigant hante kafshet e njerezit dhe te mbjellat i prishte… U ngrit nje plak, ngarkoi nje gomar me thase me eshke dhe vajti afer lubise e i vuri zjarrin eshkes. Kur gjarpri hengri gomarin, zjarri i eshkes perbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, qe me bere koken dhe ti lume, vellai im…!’. E u shtri per vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasen dot. Ne agonine e ngordhjes gjarpri perplaste bishtin ne faqen e malit, ku mbeten shenjat qe duken. Qysh nga ajo kohe deti me malin jane te lidhur me njeri-tjetrin si baba e bir”.

Perseritja e legjendes

Ne tetor te vitit 2002 bukuroshja e “nenes natyre” ishte ne agonine e vdekjes.

Te gjitheve u erdhi keq, por vetem kaq.

Per koincidence, pikerisht kur drejtuesit e Leçes erdhen ne Shqiperi per te biseduar per Syrin e Kalter, ai shteroi dhe u kthye ne nje sy te verber, me ngjyre te bardhe.

Shume njerez ne Sarande besuan se ishte gishti i Zotit.

“Ishte denim per ata qe donin ta shisnin”, peshperitnin.

“Kater dite luftoi uji i Syrit te Kalter me lumin qe i leshonte nga siper gure dhe zhavorr”, thoshin te moshuarit.

Kush e pagezoi…?

Emertimi “Syri i Kalter” ka lindur shume me vone, ne vitet ’50, kur u ben studimet e ketyre burimeve per t’i perdorur ne hidrocentralin e Bistrices. Thuhet se emrin, ia vuri nje prej inxhiniereve te rinj, te cilit i kujtonte syte e kalter te se fejuares se tij.

Thone se te gjithe inxhinieret qe endeshin ne keto burime e quanin keshtu, sepse s’mund ta quaje ndryshe nje burim aq te kalter, me nje rreth jeshil dhe me nje njolle te zeze ne mes. Mene Lula, nje prej inxhiniereve ndertues te hidrocentralit se Bistrices thote se edhe pelegrinazhi qe bejne sot nuset ne ceremonine e marteses, duke kaluar para se te hyjne ne shtepine e re te dhendrit, ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kesaj dhurate te natyres qe simbolizon pastertine morale, bukurine femerore dhe hijeshine e nuses-nimfe te dale nga ujerat kristal, sipas legjendes se Panit te Madh.

Syri i Kalter, destinacion turistik

Vizitoret te rregullt, turistet e huajdhe nuset me fustan te bardhe

Syri i Kalter megjithese i takon administrativisht nenprefektures se Delvines lidhjet me turizmin dhe vizitoret i mban me Saranden. Kendej nisen turistet vizitor per te shkuar ne “çudine” natyrore.

Sipas te dhenave zyrtare, per vitin 2007 numri i vizitoreve te huaj ne kete pike turistike i kaloi te 30 mije, te ardhur nga Anglia, Danimarka, Holanda, Franca, Italia, vendet nordike, brigjet e Mesdheut, amerikanet, aziatiket, australiane e deri ne Brazil.

Ky vershim ka ardhur edhe per shkak te krocierave te medha qe zbresin ne Sarande me qindra turiste ne nje dite. Te gjithe turistet e huaj qe zbarkonin ne keto anije gjigante turistike, nje dreke patjeter kerkojne ta kalojne ne mjediset perrallore te Syrit te Kalter.

Nese do te llogaritesh shqiptaret mund te marresh vetem nje informacion te perafert, pasi ata jane disa kategori, bashkatdhetare nga trojet shqiptare, kryesisht nga Maqedonia e Kosova, por ka edhe nga SHBA-ja.

Shqiptaret brenda kufijve qe u perkasin qyteteve Sarande e Delvine e duke shkuar deri ne Tropoje, Kukes, Korçe, Tirane, Durres e gjithe Shqiperia, por ka edhe nxenes e mesues qe vijne nga Prishtina, Suhareka, Gjakova, Tirana e gjithe shkollat e vendit.

Dasmore te rretheve Gjirokaster, Delvine e Sarande qe vazhdojne te aplikojne traditen pagane te pagezimit “te pastertise se çiftit/”Albset.al

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com