[sgmb id=”1″]
Dave Cunningham ka treguar 10 këshilla se si të ndërtoni një fizik të një modeli.
Ushqimi është mbreti!
Një dietë solide duhet të jetë pjesë e stilit të jetës, edhe pse fiziku që do të keni do të jetë si rezultat i ushtrimeve të shumta në fitnes. Por kjo punë e madhe do të shkoj huq nëse ju nuk ushqeheni sic duhet. Kështu që provoni t’i futni në dietën tuaj këto ndryshime:
1-1.2 gr protein për gjysmë kg të peshës tuaj
1.5-2.5 gr karbohidrate për gjysmë kg të peshës tuaj
0.35-0.4 gr yndyra për gjysmë kg të peshës tuaj
Jini të vendosur
Mbase mund të mos i keni gjenet që të ndërtoni shpejt muskujt, sic kanë një numër i caktuar i njerëzve, ju nuk duhet të dorëzoheni për të pasur trupin që dëshironi. E gjitha cka ju duhet është të qenit i vendosur dhe puna e madhe drejt qëllimit tuaj.
Vazhdueshmeria
Mos u mërzitni kur nuk merrni rezultatet e duhura, për shkak se nuk keni punuar mjaft drejt saj. Nëse kaloni sesionet, nuk i përmbaheni dietës, nuk është e cuditshme që nuk do të shihni ndryshime.
Rrini të hidratuar
Asnjëherë mos ushtroni pa një shishe ujë pranë vetes. Vetëm 2% e hidratimit mund të ndikojë në performancën sportive dhe muskujt e trupit janë të përbërë prej 65-70% ujë. Keni parasysh këtë.
Caktoni qëllimet
Të ushtroni pa një qëllim është sikur të vozitni veturën pa destinacion. Kështu ju menjëherë do të lodheni dhe do të dorëzoheni. Qëllimet afat shkurta apo afat gjata ju ndihmojnë të arrini aty ku dëshironi dhe ju bënë të gjithë procesin shumë më të lehtë.
Pushoni
Trupi përfiton më së shumti kur ju pushoni, kështu që kurrë mos anashkaloni pushimin me shokët apo familjen. Kjo ju ndihmon të largoni stresin. Shumë me rëndësi është dhe gjumi. Trupi juaj është is një makinë që mbetet pa bateri, kështu që për të mbushur këto bateri, sigurohuni se flini 7-8 orë cdo natë.
Trajnoni trupin tuaj, jo egon
Të gjithë duam të përfitojmë dhe të zhvillohemi në fitness, dhe shpesh herë më shumë ushtrojmë për syrin se sa për bark. Të qeni të gjendje të arrini fizikun përfekt nënkupton që ju vazhdimisht të provoni, duke menduar cdo here të mbani lëndimet në pikën minimale. Gjithmonë bëni ushtrime ngrohëse, sepse kjo do tju ndihmojë në performance të mirë.
Duaje atë çfarë po bëni
Motivimi për ushtrime për të pasur një fizik të mirë, vjen nga dashuria që keni për atë cfarë bëni. Puna e vështirë dhe vendosja janë ato që ju sjellin rezultatin që dëshironi. Nëse i keni këto të trija, do të keni shumë më lehtë të arrini trupin që gjithmonë dëshironi.
Qëndroni modest
Shumë njerëz sapo të arrijnë aty ku kanë dashur, harrojnë se kush janë dhe nga vijnë. Kjo mund t’ju kthejë prapë në fillim. Pa marr parasysh sa të suksesshëm jeni, gjithmonë kujtoni kush jeni, pse keni filluar dhe nga vini, kështu njerëzit do t’ju mbështesin gjatë gjithë kohës, gjë që është shumë me rëndësi.