Dora që zhduku Remzi Hoxhën, Kosta Trebickën dhe Eduard Belegun, tashmë në rrezik është Albert Veliu i Vlorës pasi rrezikon të çojë në burg tre zyrtarë të PD
Në Partinë Demokratike ka një strukturë famëkeqe që merret më zhdukjen e dëshmitarëve kyç të krimeve njerëzore, ekonomike, trafiqeve, pazareve me territoret, montazheve mafioze, tradhtive kombëtare etj.
Kjo strukturë, e cila drejtohet nga ish-policë, është ngritur dhe vepron që kur Sali Berisha erdhi në pushtet.
E njëjta dorë torturoi dhe zhduku biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhën. Njerëzit e Sali Berishën e zhdukën Remzi Hoxhën vetëm se Hoxha fotografoi një takim të Sali Berishës me njerëzit e Sllobodan Millosheviçit, duke bërë pazare për furnizimin me naftë të Kasapit të Ballkanit.
E njëjta dorë zhduku edhe Kosta Trebickën, dëshmitarin kyç të Gërdecit, ku ishin përfshirë ministra dhe familjarë të Sali Berishës, Berisha humbi edhe baxhanakun e tij në Gërdec, ndonëse tha se nuk e njihte.
Kosta Trebicka u zhduk në mënyrë misterioze, teksa kishte dalë për të gjuajtur shpendë. Edhe pse makina e tij po ecte me 10 km\h, Trebicka gjeti vdekjen në rrethana të dyshimta dhe misterioze.
Në shtator 2008, Kosta Trebicka, pikërisht nën-kontraktues shqiptar i AYE, bëhet viktimë e një aksidenti misterioz me makinë.
Ish-bodigardi i Sali Berishës, Agron Kuliçaj, është njeriu i parë që është gjendur në vendin ku humbi jetën Kosta Trebicka, nga organet ligjzbatuese të shtetit. Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, si dhe prokurori Sokol Stojani, arritën në vendngjarje rreth orës 15:20.
Trupi i pajetë i Kosta Trebickës ishte i shtrirë në një rrugë, mes një fushe të madhe me bar të thatë. Askush përveç këtij njeriu nuk e di të vërtetën e rrokullisjes së makinës së Kosta Trebickës. Roli i njeriut më të besuar të familjes Berisha, vijon të mbetet i dyshimtë sa i takon zhdukjes dhe manipulimit të pronave dhe në vendin e ngjarjes.
E njëjta dorë zhduku edhe ish-këshilltari i ish-ministrit, Dritan Prifti, Eduard Belegu, dëshmitar kyç në skandalin me naftën Virgine. Belegu u zhduk nga faqja e dheut para se të dëshmonte në prokurori për këtë skandal të madh, e drejtuar nga policia e qeverisë Berisha.
Të njëjtin fat mund të ketë edhe Albert Veliu, i njohur si ‘Babalja’ i Vlorës, një trafikant droge, kumarxhi dhe pijanec, i cili u përdor nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, në audiopërgjimin për të rrëzuar qeverinë. Babalja ka paraqitur disa versione për përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, duke rrezikuar pozitat e tre zyrtarëve të PD, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji, por edhe të Lulzim Bashës dhe të Sali Berishës.
Ndryshe nga dëshmia plot mashtrime dhe që dha publikisht sipas mësimeve të PD, në Prokurori Albert Veliu ka treguar se njerëzit e Berishës dhe Bashës i kanë dhënë para, e kanë dehur dhe përdorur në këtë histori.
Përdorimin e tij e konfirmoi edhe tentativa e PD ta ‘zhdukur’ Babalen bashkë me familjen jashtë Shqipërisë. Por, policia ra menjëherë në gjurmët e tij dhe e izoloi. Kjo lëvizje tërboi Lulzim Bashën i cili dha alarmin se Arta Marku dhe Fatmir Xhafaj po terrorizimin dëshmitarin e famshëm X.
Me ngushtimin e lakut të drejtësisë, Sali Berishës nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të aktivizojë strukturën e zhdukjes së dëshmitarëve, për të hequr qafet Babalen, pasi tashmë dëshmitari X është kthyer në një rrezik të madh për vetë PD.
Dhe mesazhin e parë e dha një ditë më parë njëri nga përfaqësuesit e PD, Gazmend Bardhi. Ky i fundit tha se Babalja ishte në një gjendje të rënduar psikologjike, duke paralajmëruar se dëshmitari edhe mund të ‘vrasë veten’. /Pamfleti