Loading...

Vrasja për një karikues, Prokuroria ndryshon mendje për tre të arrestuarit: Të kthehen në burg

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar dhe një herë qëndrim për të rinjtë e liruar të cilët ishin në burg për vrasjen e Mavri Mihalit.

Vrasja e të riut ndodhi gjatë vitit të kaluar, dhe shkak për këtë ishte një karikues i një telefoni të shitur.
Fillimisht ndaj katër të rinjve u ngritën akuzë vrasje për Devi Bitrajn dhe moskallëzim krimi për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën.

Tre të rinjtë që ishin me akuzë “moskallëzim krimi” u lanë të lirë, ndërsa kërkesa për gjykim ndaj tyre u bë nga prokurori Artan Lulo. Ndaj këtij prokurori u bënë kontestimi nga familjarët e Marvi Mihalit dhe më pas dosja i kaluar prokurorit Gjergji Tako.

Këtë martë, prokurori Tako kërkoi rikthimin e të liruarve në qeli dhe po ashtu ndryshimin e akuzës nga “moskallëzim krimi” në “bashkëpunëtor në vrasje” së bashku me Devi Bitrajn.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com