[sgmb id=”1″]
Duket se kriza politike po shkon drejt zgjidhjes. Burimet brenda PD flasin se palët po shkojnë drejt dakortësisë për zgjedhje në muajin korrik, dhe drejt një marreveshje per te futur PD ne zgjedhje, teksa ndodhet ende në diskutim paketa e McAllister dhe ajo e Ramës.
Panorama ka mesuar nga burimet e saj brenda PD se pritet gjithashtu te marre zgjedhje edhe vetingu, ndersa nuk dihet ende nese do te miratohet para apo pas zgjedhjeve.
Teksa thuhet se kryeministri Edi Rama ka pranuar që zgjedhjet te mos shtyhen më vonë se sa 23 korriku, por opozita kërkon zgjedhje në shtator. Megjithatë opozita mesohet se mbetet e hapur për të negociuar per daten e zgjedhjeve.
Rama ka pranuar gjithashtu edhe numërim elektronik dhe identifikim biometrik nëse realizohet per ceshtje kohe, gjithashtu edhe 4 ministra teknik.