Kryeministri Edi Rama ka replikuar më ndjekësit e tij në rrjetin social facebook në lidhje me denoncimet që ka bërë “Babalja” i PD. Teksa replikon me një nga komentuesit shefi i qeverisë paralajmëron se çështjes së audio-përgjimit dhe akuzave të PD-së për vëllain e ministrit të Brendshëm do t’i dalë tymi shumë shpejt.
REPLIKAT
Komentues: Do shohim AJSBERGUN Pasha, ka më shumë rëndësi Babalja që thotë ca të vërteta dhe pse pi raki, se sa të dëgjojmë demagogji.
Edi Rama: Jemi vend i lirë dhe gjithkush është i lirë të shohë çfarë të dojë, ndërsa e vërteta pastaj është ca më e komplikuar për shumë njerëz, pikërisht sepse është shumë e thjeshtë! Pa merak se do t’i dalë tymi shpejt kësaj historie besoj dhe s’më thotë dot askush si ti pastaj që s’ua thashë si qëndron e vërteta…
Sa për demagogjinë, nuk jam i sigurt që ia di kuptimin kësaj fjale, po unë nuk bëj demagogji, them ato që mendoj e bëj ato që them, me mundime sa të duash e ndonjëherë ka gjëra që vonojnë, po do ti s’do ti, në punën time ka ndershmëri e përkushtim pa rezervë! Shikim të mbarë dhe mos pi ti raki të paktën se edhe kështu pa raki esëll nuk je
Komentuesi: Urime Zoti Rama dhe nuk di si tju falenderoj per zyren e bashkeqeverisjes keni bere nje pune te shkelqyer!
Me zgjidhen nje problem qe kisha 4 vjet qe sorrollatesha sa andej ketej dhe me e pabesueshme ishte fakti qe ata e zgjidhen me vetem nje email qe une dergova! Ju falenderoj dhe vazhdoni keshtu sic e keni nisur
Edi Rama: Cfare te them! Me vjen shume keq (dhe jo pak inat te them te drejten) qe shume njerez ankohen me te drejte, por ne vend se t’i drejtohen platformes shqiperiaqeduam.al vijne verdalle, kerkojne miq e fusin duart ne xhepa si gjithnje ketu e tridhjete vjet dhe turfullojne tere kohen!
Faleminderit per mesazhin qe ta lexojne edhe ata qe nuk besojne e shajne (dhe nuk e marr vesh cfare u kushton ta provojne, vetem 3 minuta e pastaj po nuk doli sic them une, kane te drejte te thone cfare te duan)