[sgmb id=”1″]
Vlorë, Policia: Më datë 16.05.2017, rreth orës 03:00, në lagjen “10 Korriku” është djegur automjeti tip Mercedes Benz 270 CDI me targë AA 963 BG, i cili ishte parkuar pranë pallatit ku banon pronari i mjetit, shtetasi M.K., 25 vjeç.
Nga hetimet e kryera deri tani, ka rezultuar se djegia e këtij mjeti është për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike). Materialet u referuan në Prokurori për “Shkatërrimin e pronës me zjarr” neni 151 i Kodit Penal.