Mbledhja e qeverisë është zhvilluar në Gjirokastër, aty ku kryeministri Edi Rama njoftoi edhe projektet e reja për zhvillimin e këtij qarku.
Sipas tij, dy akse kryesore dhe me rëndësi siç janë by-pass i Tepelenës dhe Kardhiq-Delvinë do nisin së shpejti.
“Ka përfunduar faza e parë e programit të Rilindjes urbane, projekti që preku gjithë zemrën e qytetit. Po ashtu restaurimi i Pazarit të Vjetër.
Projekte të tjera ai by pass i Tepelenës, një pjesë e rëndësishme e segmentit kombëtar nis së shpejti, po ashtu edhe rruga Kardhiq-Delvinë.
Është një investim i rëndësishëm strategjik që më në fund bëhet realitet. Kemi edhe një sërë projektesh të tjera që lidhen me të gjitha bashkitë e qarkut, përfshi këtu edhe shkolla të reja”,- tha kryeministri.