Kryeministri Edi Rama është përplasur sërish me qytetarët në Dropull. Ku herë me batuta dhe herë më seriozitet Rama ka replikuar me banorët e zonës, në kuadër të një dëgjese publike me pakicat kombëtare.
Debati
Qytetari: Ke thënë që Shqipëria është një nuse e veshur keq.
Rama: Ore ku i dëgjoni këto ju kush ua thotë këto gjëra se nuk u marrë vesh.
Qytetari: Ministri ka thënë
Rama: Ore s’u marrë vesh ca korrieri u sjell këto që them unë
Qytetari: E kam thënë 100 herë, kam vetëm një përgjigje, shqipëriaqëduam.al
Rama: Të ka dërguar djali mesazh
Qytetari: Ik kam kthyer përgjigje djalit, i kam thënë tek shqipëriaqëduam.al. Ku e ke djalin ti apo po bën qejf ai dhe ka dërguar babain këtu.
Qytetari 2: Unë kam vetëm një gjë, dua të falënderoj drejtori ne Hipotekës se e kemi shumë të mirë.
Rama: Po as ai nuk kishte gjë me drejtorin, e kishte me institucionit. Këtu kemi ardhur për punë nuk kemi ardhur për krushqi. Nuk kemi motër t’ia japim për grua.