Bashkia e Librazhdit ka nderuar me titullin ‘’Qytetar Nderi’’ ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Ky vendim është dhënë në unanimitet të plotë.
Donald Lu është cilësuar një mik i veçantë i këtij qyteti, pasi ambasadori është ulur këmbëkryq në dhomat mikpritëse të këtij qyteti.
‘’Mirënjohje që fole troç dhe shqip, mirënjohje për rolin e rëndësishëm në ndërtimin e drejtësisë së re në Shqipëri, je gjithmonë i mirëpritur në Librazhd zoti Ambasador Lu’’.
mesa duket ambasadori amerikan është në ditët e fundit të qendrimit të tij në Shqipëri, pasi i përfundon mandati i ambasadorit. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe zëvendës-sekretari amerikan, Mathew palmer pak ditë më parë. Donald Lu zëvendësoi paraardhësin e tij në detyrë, Aleksandër Arvizu.