[sgmb id=”1″]
Një ditë pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë, i cili dha masazhe të arta politikës shqiptare, sot ambasadori amerikan Donald Lu ka mbërritur në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të japë sot një përgjigje zyrtare për paketën e Brukselit ose e njohur ndryshe si paketa ‘McAllister’, duket se ndërkombëtarët kanë ende shprese për një dialog të mundshëm mes palëve politike.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi te Lu-së me Ramën, ndërsa në selinë blu ka përfunduar takimi prej 50 minutash i kreut të PD-së Basha me aleatët parlamentarë, ku i njohu me propozimet e Yee.