Loading...

Ngjarje tragjike, 8 tifozë të vdekur dhe 45 të plagosur nga sulmi me bomba në stadium

Një seri shpërthimi bombash në Xhalalabad të Afganistanit i ka marrë jetën 8 personave dhe duke lënë të plagosur 45 të tjerë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në një stadium kriketi në Springhar, ku ekipi vendas po zhvillonte ndeshjen në kuadër të kampionatit.

Lajmin e ka bërë publik tabloidi britanik “The Sun”.

Shefi ekzekutiv i Këshillit Ndërkombëtar të Kriketit, David Richardson, shprehu keqardhje për humbjen e jetëve të pafajshme.

Sulmet janë dënuar dhe nga presidenti i vendit, Ashraf Ghani, që e ka konsideruar atentatin “akt kundër humanizmit”.

Kriketi është një nga sportet më popullore në Afganistan dhe në shumë vende të Azisë Lindore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com