Loading...

Detaje nga protesta e 26 majit: Rrethim kryeministrisë për 72 orë

Opozita ka planifikojë të zhvillojë një protestë të fortë ndaj qeverisë të shtunën e ardhshme, ndoshta dhe për t’u testuar në përkrahje, pas goditjes ndaj qeverisë me çështjen Xhafaj.
Siç bëhet e ditur nga burime brenda opozitës, kryeministria do të rrethohet me kordonë njerëzorë në të katër anët e do të kërkohet të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas planit paraprak protesta do të zgjasë 72 orë me mundësi shtyrjeje.

Një komision i protestës do ta drejtojë atë, duke krijuar një “autonomi” veprimi nga zhvillimi politik.
Vendimi për zhvillimin e protestës u morr ditën e premte gjatë një mbledhjeje të krerëve të opozitës së bashkuar në selinë e Partisë Demokratike.

Ndërkaq, të enjten, Lulzim Basha, ka mbledhur krerët e degëve të PD-së për të diskutuar rreth modaliteteve të protestës.
Në fillim ajo do të përqendrohet në selinë e Ministrisë së Brendshme, për të kaluar më pas në Kryeministri.

Basha i ka porositur krerët e degëve që të sjellin sa më shumë njerëz në Tiranë ditën e shtunë.
Deri më sot, protestat e opozitës, duke përjashtuar atë kur u sulmua bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme, kanë patur karakter paqësor.
Protesta e së shtunës zhvillohet në kushtet e një klime të egër politike mbushur me akuza dhe paralajmërime.

Ajo përkon me rezultatet e para të vetingut si dhe me lëvizjet për të ngritur organet e reja të drejtësisë, të cilat do të godasin korrupsionin në nivelet më të larta të politikës dhe vetë drejtësisë.

Protesta zhvillohet edhe në kushtet kur Shqipëria është në një periudhë prove sa i takon vendimit që do të marrin kryeministrat e vendeve të Bashkimit Evropian për çeljen ose jo të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE. /tesheshi.com/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com