Një shqiptar me pasaportë spanjolle ka rënë në prangat e policisë kufitare në portin e Igumenicës, pasi në makinën e tij u gjetën rreth 6 kg heroinë.
Sipas informacioneve, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, së bashku me makinën e tij tip “Mercedez S-Class” po tentonte të kalonte me traget drejt Italisë kur është pikasur nga policia.