Një i moshuar në Tiranë ka gjetur vdekjen brenda në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janos Hunyadi” ditën e shtunë më 19 maj.
Policia e kryeqytetit gjeti në automjetin tip Benz 75-vjeçarin e pajetë me inicialet H.M me banim në Tiranë. Automjeti ishte i parkuar në parkimin e një pallati.
I moshuari nuk kishte shenja dhune në trup dhe policia paraprakisht dyshon se kemi të bëjmë me vdekje për shkaqe natyrale.