Një çift nga Staten Island i New Yokur-ut po punonin në kopshtin e shtëpisë së tyre kur zbuluan një thesar të groposur, që mbante një pasuri të konsiderueshme.
Maria Colonna dhe burri i saj Emanuel, thanë se gjetja e thesarit në një vend të tillë të sigurt ishte si një ëndërr e fëmijërisë, e cila u bë realitet.
Çifti kishte një problem me drurët e pemëve të tyre, kështu që vendosën të mbillnin pemë të reja në oborr, por gjatë procesit të punës zbuluan fillimisht një kuti dhe menduan se ajo ishte e mbushur me kabllo apo tela.
Ata e nxorrën kutinë jashtë dhe kuptuan që ajo në fakt ishte një kasafortë e mbushur me para dhe bizhuteri.
Të futura në vend të sigurt, çifti gjeti brenda kutisë kartëmonedhat e lagura që arrinin deri në 52 mijë dollarë, ar, diamante, rubinë dhe stoli të tjera të çmuara.
“Ishte mahnitëse”, tha bashkëshorti i gruas. Por çifti gjeti edhe diçka tjetër brenda kutisë. Ata panë se në një copë letre ishte e shkruar një adresë.
Pasi bëri disa kërkime burri zbuloi që adresa ishte e fqinjëve të tyre. Shkoi tek dera e tyre dhe fillimisht i pyeti për ndonjë grabitje që mund të kishin pasur.
Fqinjët i thanë se ishin grabitur para 7 vitesh, pra në 2011. Më pas për habinë e të gjithëve Emanuele dhe gruaja e tij i kthyen të gjitha paratë familjes që i ishin vjedhur.
Kur e pyetën gruan e tij se përse nuk i mbajtën paratë për vete ajo tha:
As nuk duhet të ma kishit bërë këtë pyetje, ato para nuk ishin tonat!”