Loading...

Shqiptarët, populli i parë në rajon që ka më shumë pasuri si depozita.

[sgmb id=”1″]

Ndonëse një nga vendet me të ardhura për frymë ndër më të ulëtat në Europë, shqiptarët rezultojnë një popull mjaft kursimtar dhe kanë një pasuri të lartë në depozita.

Sipas të dhënave krahasuese të publikuara nga Banka Botërore, Shqipëria ka nivelin më të lartë të depozitave në banka, në raport me prodhimin e brendshëm bruto në rajon, prej 70%.

Pas nesh, në renditje është Bullgaria, me depozita sa 68% e PBB-së, Kroacia me 64% dhe Mali i Zi me 60%.

Në vendet e tjera, kursimet e popullsisë në banka janë minimale, ku më të ulëtin e ka Kosova, me 32% të PBB-së, Serbia me 42%, Bosnjë Hercegovina me 50%. Pak më lart është Sllovania me 53%.

Mesatarja e vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, sipas Bankës Botërore është rreth 43% e PBB-së dhe Europa në zhvillim e ka 41%.

Për nga niveli i depozitave në raport me PBB, Shqipëria i afrohet edhe vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore, ku psh Italia dhe Franca e kanë këtë tregues midis 70 dhe 80% (Italia e ka 77%). Grekët janë më kursimtarë, me rreth 93% depozita në raport me PBB-në.

Në Shqipëri, prurjet e larta të remitancave, por dhe të ardhurat nga ekonomia informale dhe ajo e zezë janë disa nga faktorët që shpjegojnë nivelin e lartë të depozitave. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2016, depozitat totale në sistem ishin rreth 1 trilion lekë, apo rreth 7.5 miliardë euro.

Vitet e fundit është shënuar një rënie e depozitave në lekë, për shkak të tkurrjes së interesave, që kanë rënë afër zeros, ndërsa kursimet në valutë kanë vijuar të rriten me ritme të shpejta, ndonëse dhe ato nuk kanë interesa të favorshme, por shqiptarët kanë një besim të lartë tek euro. Për herë të parë gjatë vitit 2016, Shqipëria kishte më shumë kursime në valutë sesa në lekë, ku depozitat në valutë aktualisht përbëjnë gati 53% të totalit./Monitor

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com