Loading...

Babolja me eskortë! Hapu dhe të futem!

A e shikoni-o njerëz,

ku jemi gremisur,

Shqipëria-mëma jonë,

ku është katandisur!

Më super estradë,

nuk mund të mendohet,

rreth Babale-boles,

gjithçka rrotullohet!

Nisi superkomedia,

me zhurmë e me bujë,

po shumë shpejt përfundoi,

një vrimë në ujë!

Tash të gjithë jemi të bindur,

themi midis nesh,

se PD-ja nuk ka sjellë,

as përgjim-as lesh!

Luli dhe revoltë e tij,

bën të qeshë dhe drurin,

tek Babolja i mavrisur,

ka varur flamurin!

Ku është krimi që ka ndodhur,

mortja-o Lulash,

thjesht se do shesi Babolja,

dhjetë qillo hashash?!

Ne e kemi bërë përgjimin,

tha Sali gërdalla,

po ky përgjim quhet krim,

more Sali palla!

U tërbuan nga gëzimi,

u bënë si të dehur,

dhe Babolja ishte ASI,

që në mëngë qe fshehur!

Po papritur komedia,

u bë shumë e fortë,

i erdhi dita Baboles,

që të ketë eskortë!

Nuk ta vret njeri Babolen,

Sali-o gërdallë,

sepse për të zezën tuaj,

na duhet i gjallë!

Nuk e nget njeri Babolen,

mavrinë e këputur,

që tani po e kupton,

në ç’hale është futur!

Dhe nuk do dali kollaj,

nga ajo hale,

po Luli me të ka ngritur,

një kauzë të re!

Për Babolen që tani,

shëtit me eskortë,

Luli gjithë Shqipërinë,

do ngrejë në revoltë!

Një revoltë popullore,

po s’e dimë ç’ka ndodhur,

nuk e dimë pse u nxe,

opozitë e lodhur?!

Që negociatat mos hapen,

të mos ketë zhvillim,

opozita ka detyrë,

destabilizim!

Tani që në SHQUP po bie,

kaq shumë erë haleja,

pse s’kërkoni-o hafije,

ca zgjedhje të reja!

Kërkoni meqë do dilni,

për të protestuar,

rreth Baboles së paparë,

të gjithë grusht bashkuar!

Me Babolen-Edi Ramën,

kanë për ta përmbysur,

opozita e bashkuar,

ku është katandisur!

A.DUKA

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com