[sgmb id=”1″]
Një nga portretet më të njohura të Pablo Picassos është shitur në ankand në Nju Jork për 45 milionë dollarë.
Femme Assise, Robe Bleu (një grua e ulur me fustan blu) është portreti i Dora Maar, njëra nga të dashurat e artistit.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët morën pikturën, por u ndaluan në rrugën e tyre nga Parisi në Moravi nga luftëtarët francezë të Rezistencës.
Dora Maar dhe Picasso kishin një marrëdhënie intensive për nëntë vjet. Ai pikturoi gruan e ulur në vitin 1939, kur ai ishte 58 vjeç ndërsa ajo 31 vjeç.
Është një nga portretet e mëdha të Picassos të viteve të tij të mesme, i frymëzuar – aq shpesh – nga dashuria dhe nga dëshira e fuqishme seksuale.