Skënderbeu ka betejën e tij të fundit, jo me Laçin për kupë, sepse kjo e fundit nuk i ka interesuar asnjëherë, as për kampionat nuk i po i bie më ndër mend, por ka betejen me “turqit” e UEFA-s.
Të hënën është afati i fundit për të paguar gjobën prej 1 milion Euro, por “Heroi ynë Kombë Kombëtar” ka zgjedhur të luftojë. Skënderbeu as ka denjuar të lëvizë gur për këtë punë. Ka vendosur të luftojë pastër, për papastërtinë që UEFA po përpiqet t’i hedhë.
Nga ana tjetër UEFA i bllokon të ardhurat, të cilat i takojnë nga pjesëmarrja në kompeticionet e saj. Lufta ka filluar. Skënderbeu po i del përballë “armikut”.
Po Hamzai kush është? A ka tradhëtarë brenda tij Skënderbeu? Ata dalin gjithmonë në fund dhe e deklarojnë me krenari.