Ditën e djeshme bëri xhiron e portaleve gazetarja e re Ambrozia Meta, e cila u përplas me kryeministrin Edi Rama në Rinas. Në valën e reagimeve komenton edhe anëtarja e kryesisë së PD Endira Bushati e cila thotë se Ambrozia e zvogëloi Ramën me një pyetje.
Nga ana tjetër, Bushati sulmon edhe kreun e PD Lulzim Basha me tone ironie lidhur me foton e publikuar dje ku ai shfaqej duke pirë cigare në ballkon.
“Basha le të kënaqet me lajmin e fotove duke pirë cigare në ballkon…” ironizon anëtarja e kryesisë së PD.
Postimi i plotë i Endira Bushatit:
Ne kemi nevojë për Frymëzim….
Lajmi i ditës është Ambrozia Meta!
Një pyetje, e shtruar thjeshtë, nga një gazetare e re, në moshën e besimit se bota mund të ndryshohet, një ndërgjegje profesionale që vërteton dhe integritet njerëzor, përzier me kryelartësi të admirueshme përballë Njeriut më të Pushtetshëm, kryelartësi që vetëm një Njeri vërtet i Lirë mund ta ketë….
Dhe ja….Rama u zvogëlua, u rrëzua, iku, fiku dhe dritën…..
Ishte spontane Ambrozia, e vërtetë, pa hile, në misionin e vet, me dinjitet, larg tregut të kalbur të gazetarëve, analistëve, opinionistëve, editorialistëve milionerë….
Dhe sot frymëzoi!
Sot, lajmi i ditës që frymëzon, duhej të ishte Protesta e Opozitës javës që vjen…
Basha, Shehi, Ndoka etj dolën për të disatën herë, për të njoftuar “protestën që do të rrëzojë Ramën”….
“Do t’ia dalim!” – e mbylli Basha në fund….
Por, pak, duket ta kenë dëgjuar…
Sot, ia doli Ambrozia!
Basha le të kënaqet me lajmin e fotove duke pirë cigare në ballkon…Pamfleti/