Loading...

Gëzim Llojdia: Fshatrat shqiptare me emra serb!

Nga Gëzim Llojdia

1.

Kur invazioni serb zbriti deri në jug ,ai krijoi  jo vetëm shkatërrime të mëdha. Pas dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Bullgare, në mes dhe në fund të shekullit të 13-të,shumica e territorit të vendit u bë pjesë e Serbisë. Tri subjekte  shkruajnë burime të huaja, mbulojnë historinë e Shqipërisë, ndërmjet fund të shekullit të 12-të deri në fund të shekullit të 14, kur principatat shqiptare ishin krijuar në gjithë Shqipërinë. Ky vend dhe kjo tokë ka parë një sërë pushtimesh nga pushtues të egër nga kohët të hershme, kujtojmë luftërat e ilirëve me romakët deri te:gotëve, astrogotëve, visigotëve, hunëve, avarët, maqedonasit dhe më të vonshme përmendim :pushtimet serbe, bullgare, austro-hungareze, malazeze, greke, italiane e gjermane shekulli i XX ,deri në 1998 çlirimi i Kosovës,nga intervenimi i forcat  të NATO-s.

2.

“Një pushtim është një ofensivë ushtarake,thotë wikipedia, në të cilën pjesë të mëdha të luftëtarë të një njësie ekonomike gjeopolitik në mënyrë agresive hyjnë në territorin e kontrolluar nga një njësi ekonomike tjetër të tillë, në përgjithësi me objektivin pushtues, çliruese ose ri-vendosjen e kontrollit ose autoritetit mbi një territor,duke detyruar ndarjen e një vendi, duke ndryshuar qeverinë krijuar apo fituar koncesione, ose një kombinim i tyre”.

Dëshmitë arkeologjike tregojnë se invasionet kanë qenë dukuri të shpeshta që nga parahistoria. Në antikitet, para se të krijoheshin komunikimi me  radio dhe transporti  tw shpejtë, mënyra e vetme për të siguruar përforcime adekuate ishte për të lëvizur ushtrinë si një forcë masive. Kjo, nga vetë natyra e saj , çoi në strategjinë e pushtimit.

3.

Pasojat e pushtimeve në Shqipëri kanë qenë katastrofike ,madje as hordhitë  e Cingiz Khanit nuk do të kryenin këto barbari mbi këtë truall dhe së fundi, Lufta  e dytë e përbotshme, ka lënë ende pasoja, ndërkohë që  në vjeshtën  e tretë, do të jetë  në epiqendër, 70 vjetori i çlirimit nga pushuesi nazist.

Dihet ,qw shqiptarët kanë autorësinë më të hershme për autoktonë në trojet e tyre. Datimet përcjellin një numër të rëndësishëm objekte të kohëve të hershme. Gjurmë:murre rrethues,varre monumental,portik hyrës, turra, monedha, ngrehina,rrënoja,hambar,porta ,ujësjellës, depo,etj.Emra të hershëm sa qytetërimi grek. Dyrrah ,Apoloni, Amantia,Bylis,Lisus etj. Vlerësimi:Besa-“Shqiptari kur jep fjalën,ther djalën”. Zemërbardhë. Fisnik. Portat e shtëpive prej guri për mikun të hapura kanat.Të huajin e ruanin në besën e tyre. Kishte kanun me ligj,nene e kode,kur s’kishte gjëkundi shtet. Fqinjësia:Ishin fqinjë të mirë shqiptarët. Nuk u binin në qafë fqinjëve, ndërkaq këta të fundit ishin,që kishin humbur drejtpeshimin, që u kërcënonin padrejtësisht kufijtë. Që u shkrumbëzonin shtëpitë. U rrëzonin udhëheqësit me pabesitë e tyre..Në këtë bashkëjetesë me fqinjët,shqiptarët kishin njohur nga fqinjët,përveçse sulme e pushtime varre të hapura, mort të rënduar, arkë-mort në vite,bashkë me zinë e pushtimit. Për 500 vjet llogaritet guaska  e rëndë e perandorisë osmane. Me rënien e guackës osmane kur pritej të ndodhte riparimi i kohës,vërshuan,fqinjët. Në veri shkjau serb,në jug greket e pabesë,ushtri që infektonin vdekje. Pushtime  pushtuesish ndërmerren ekspedita ndëshkimore në tokat e shqiptareve. Malazezet, austro-hungarezët,francezët,italianët vërshuan nëpër kohën turbulluese të viteve ‘14-‘20,kurse në kohën pushtuese të luftës së dytë, fashistët e përtej detit dhe nazistët e Rajhut të tretë. Në këtë babiloni pushtuesish,pushtimet sillnin kohë të tmerrshme pushtimi. Ata,që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë,pushtimi. Në këto kushte, çdo popull do t’i kishte  humbur toruan. Dhe e humbën mjaftë kombe. Ndërkaq mbijetuam  deri së fundit ata të Kosovës  ,përpara këtyre katastrofave,ku riparimi bëhej gjithmonë e më i vështirë,e shtuan qëndresën  duke shtuar edhe shumzimin.

4.

Nga gjithë kjo histori,  fenomeni që ka mbetur pas dhe më pak i vëmendshmi është ende  ka fshatra,vende,lumenj, et,j që janë “denbabaden  shqiptarë”,por  mbajnë emra të pushtuesve të shumtë ,që kanë kaluar përmbi tokë në gjithë ekzistencën e saj. Faktet, sjellin  nëpër shekuj janë ndriçime, që zbardhërojnë errësirën e ngucur nga kohët e zymta.Profesor Eqrem Çabej, thoshte se “emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me hapësirën e truallin, sesa emrat e personave që janë më të lëvizshëm e më të shtruar ndaj modës së kohërave”.Sipas tij, dihet se arrijmë shpeshherë në një situatë gjuhësore shumë më të vjetër se ajo që dëshmohet me burime të shkrimit, ato paraqesin si të thuash pika të ngulëta brenda lëvizjeve të popujve e të gjuhëve, prandaj ndihmojnë në rindërtimin (rekonstruksionin) e situatave të mëparshëm. Ndërsa studiuesit e toponomastikës shqiptare, që morën në vështrim emrat e qyteteve, emrat e rrje¬dha¬ve të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj, që shpjegohen përmes zhvillimit fonetik të gjuhës shqipe, po ashtu paraqesin një shtresë të lashtë të toponimisë që nga koha antike e deri më tani.Arsyetim ky se onomastika ishte lëndë e parë që hapi shtigjet e hulumtimeve historiko- gjuhësore rreth vazhdimësisë së pandërprerë iliro-shqiptare, e cila u përdor nga albanologët e huaj, e më vonë edhe nga studiuesit shqiptarë .

5.

Nën sundimin e romakëve, ishte një qytet i rëndësishëm port. Vlora fitoi edhe një version tjetër të emrit të saj – Valona. Më vonë ajo ishte pjesë e Perandorisë Bizantine. Për një periudhë të shkurtër kohe është qeverisur edhe nga bullgarët. Në shek.11  kaloi për herë të parë në duart  tw normanve  . Në 11 c. ajo u pushtua nga Stephen Dushanit – mbretit të Serbisë – të cilët pushtuar Beratin në të njëjtin vit dhe Krujën dy vjet më parë. Deri në fund të vitit, territorin e Shqipërisë bashkëkohore u bë pjesë e Serbisë së Madhe. Por pas vdekjes së Stephen Dušan-it në 1355 perandoria e fuqishme e ndërtuar nga ai ra. Princët që morën pushtetin në Shqipëri për shkak  tw  grindjeve  nuk ishin në gjendje të sfidojnë një armik të fuqishëm nga Lindja. Shpejt Vlora ka ndryshuar pushtuesin e tij dhe emrin përsëri. Ajo u bë pjesë e Perandorisë Osmane – nën emrin e Avlonya.

Vërtetësia  dhe argumentimi shkencor përbënë një vlerë për  banorët e gjirit të  Vlorë,lidhur me të djeshmen dhe të sotmen. Akademik Shaban Demiraj midis të tjerave është shprehur:”… Sqarimi i pyetjes sw mësipërme edhe për periudhën pas ardhjes se tribuve i.e. ne viset e banuara sot nga shqiptaret paraqitet bukur, i vështire, sepse jo vetëm për kohërat e hershme, por edhe për periudhën e Mesjetës nuk mund te flitet për popullsi krejt te papërziera, jo vetëm ne gjirin e Vlorës dhe ne viset e banuara nga shqiptaret, por edhe ne Gadishullin Ballkanik e me gjere. Mjafton te kujtojmë dy periudhat e sundimit te mbretërisë Bullgare gjate shekujve IX – XIII dhe te mbretërisë Serbe te nemanjideve gjate shekujve XII – XIV, qe kane lënë gjurme te shumta jo vetëm ne fjalorin e gjuhës shqipe, por edhe ne emrat e vendeve, gjurme këto qe te lënë përshtypjen e një kolonizimi te pjesshëm te viseve shqiptare nga ana e pushtuesve sllave. E njëjta vërejtje vlen edhe për periudhat me te hershme, sidomos për periudhën e sundimit te gjate romak, qe solli si pasoje romanizimin e një pjese te mire te popujve te Ballkanit, si edhe për periudhën me te hershme te themelimit te kolonive greke ne brigjet e Mesdheut, te Adriatikut e gjetke. Si rrjedhim i këtyre ngjarjeve historike për periudhën e lashtësisë dhe te mesjetës, është e vështirë te flitet për një popullsi krejt homogjene ne viset e banuara nga shqiptaret, duke përfshirë edhe vendbanimet e gjirit te Vlorës.

6.

Përpjekja që ka bërë Zogu në vitet ‘30 e shqyrton historiani,Fatos Daci i cili thotë:

“Me dekretin e datës 5 maj, Zogu I, Mbret i Shqiptarëve vendosi për ndryshimin e emrave dhe autorizoi qeverinë për të vepruar. Qëllimi i këtij dekreti shprehet qartë në Nenin 1, ku shkruhet: “Autorizohet qeveria për të zëvendësuar me emra të përshtatshëm ato të disa prej qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve të Mbretërisë, të cilat kanë humbur në kohën e shkeljeve dhe okupacioneve të huaja emrat origjinalë të tyre për të marrë emra të imponuar nga të huajt”. Në zbatim të ligjit mbi “Ndryshimin e emrave të disa katundeve, qyteteve, lagjeve, lumenjve etj” në të gjithë prefekturat e mbretërisë u ngritën komisione shtetërore, të cilat do të bënin studimin e konvertimin e të gjithë emër vendeve të deriatëhershme. Ndërkohë, në çdo komunë apo bashki u ngritën komisione të tjera vendore. Në krye të komisionit qeveritar ishte Ajet Libohova. Pas 14 muajve pune intensive komisionet shtetërore vendore të komunave, të bashkive dhe të prefekturave të vendit kryen studimet e duhura dhe morën vendimet përkatëse, të cilat ia paraqitën komisionit qendror. Komisioni qendror, në gusht të vitit 1938 ia paraqiti komisionit të posaçëm të qeverisë për miratim. Në përbërje të Këshillit të Ministrave që vendosi për ndërrimin e emrave morën pjesë Faik Shatku-zv.kryeministër e ministër i Drejtësisë (që drejtoi edhe mbledhjen), Ekrem Libohova-ministër i Jashtëm, Musa Juka-ministër i Brendshëm, Kolë Thaçi-ministër i Financave, Abdurrahman Dibra-ministër i Arsimit, Rrok Gera-ministër i Ekonomisë. Siç shihet dy (të dy ministra) nga 6 anëtarët, madje njëri dhe kryetari i këtij komisioni, qenë dibranë. Në përfundim të shqyrtimit Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm vendosi që emrat e katundeve, qyteteve, lagjeve e lumenjve të ndryshohen siç do t’i bëjmë të ditura më poshtë. Për ilustrim po marrim disa nga prefekturat, ku ndikimet e huaja kanë qenë më të mëdha e për të cilat pretendimet shoviniste janë akoma më të mëdha. Këto prefektura janë në skajet e kufijve të sotëm shtetëror, por i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në të gjithë prefekturat e tjera, edhe pse ata ndodhen në brendësi të vendit. Le të fillojmë me emrat e vendeve, ku pretendimet shoviniste sllavo-maqedono-bullgare janë ngritur në sistem nëpërmjet shoqatave dhe të partive të tyre antishqiptare të ngritura mbi baza të pretendimeve etnike “të pakicave” të tyre kombëtare.

Nënprefektura e Himarës: nga 7 fshatra, nuk ndryshuan emrat 4 prej tyre dhe i ndryshuan emrat 3 fshatra, si më poshtë: Qiparo-Gjinovleshi, Dhërmi-Gjolekaj, Vuno-Malaj, ndërsa Himara, Palasa, Kudhësi dhe Piluri nuk ndryshuan nga forma e parë. Nënprefektura e Vlorës: Nga 91 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat për 56 fshatra dhe ndryshuan emrat e 35 fshatrave si më poshtë.

1-Vlonë Vlorë

2-Lagja e Re Lagjia e Re

3-Karabash 3 shtator

4-Vrenes Vrenes

5-Tophani Lagja e Flamurit

6-Varosh Kaçanik

7-Babicë e Madhe Babaj e Madhe

8-Kaninë Kaninë

9-Dukati Dukati

10-Radhimë Radhimë

11-Tragjas Tragjas

12-Baro Baro

13-Drashovicë Drangaj

14-Lapardha Lapardhaja

15-Mazhar-Lapardha Mazhar-Lapardha

16-Qish-Bardhë Qishbardhë

17-Vodicë Prrallaj

18-Xhyherinë Xhyherinë

19-Kropisht Fjerzë

20-Mavrovë Fitorë

21-Peshkëpi Peshkëpi

22-Amonicë Amonaj

23-Budina Verri

24-Dushkarak Dushkarak

25-Golimbas Pëllumbas

26-Mazhar Kullës Mazhar Kudhëz

27-Ploça Amantia

28-Sevaster Kunorë

29-Shkozë Shkozë

30-Vajzë Vajzë

31-Velçe Shpellaj

32-Bashaj Bashaj

33-Brataj Shkambi i Kuq

34-Gumenicë Bigë

35-Gjorm Gjorm

36-Lepenicë Labaj

37-Matogjinë Matogjini

38-Mesaplik Mesaplik

39-Tërbaç Tërbaç

40-Vranisht Zallishë

41-Ramicë Ramaj

42-Smokthinë Zhgabaj

43-Armen Armen

44-Brusja Limaj

45-Gërneci Arza

46-Haderaj Haderaj

47-Hysoverdhi Hysoverdhi

48-Karbunari Thingjillas

49-Koculi Kocul

50-Lubenjë Labnija

51-Mollkeq Mollkeq

52-Mavravë Fitore

53-Mertiraj Mirtiraj

54-Penkovë Penkaj

55-Picar Picar

56-Rexhepaj Rexhepaj

57-Romësi Romës

58-Selenicë Serishta

59-Treblovë Kështjellë

60-Veshdanisht Veshaj

61-Gorisht Gurishte

62-Bestrovë Plepaj

63-Babica e Vogël Babaj e Vogël

64-Çeprat Çeprat

65-Gorrica Gorrica

66-Hoshtimë Ushtimë

67-Kerkovë Shkrepaj

68-Nartë Nartë

69-Panaja Shëmri

70-Risili Risili

71-Zvërnec Rrethujzë

72-Bunavi Verore

73-Aliban Aliasi

74-Bashisht Bëshishte

75-Bishan Bishani

76-Cerkovinë Gjeshtraj

77-Çiflik Idriz Idrizaj

78-Dëllenja Zhukës Dëllenja Zhukës

79-Mekat Mëkat

80-Mëkat – Çoban Mëkat – Bari

81-Grabian Gropaj

82-Gryka-Pishë Gryka-Pishë

83-Llakatund Llakatund

84-Mifol Mifol

85-Murris Murris

86-Nosovosel Fshati i Ri

87-Poro Vahu

88-Skrapar Skrapar

89-Skrofinë Sopi

90-Trevllazën Trevllazën

91-Zgura Zgura

Nënprefektura e Himarës

1-Hiamarë Himarë

2-Kudhës Kudhësi

3-Pilur Piluri

4-Qeparo Gjinovlashi

5-Dhërmi Gjolekaj

6-Palasa Palasa

7-Vuno Malaj

7.

Që nga koha e Zogut, ende sot nuk ka një dekret tjetër, për të ndryshuar emrat sllav, që gjenden dhe përdoren zyrtarisht për mjaftë fshatra,katunde të Luginës së Lumit dhe krejt Vlorës. Kryeqendra e shqiptarizmës  në hartën e   këtij kombi, ka ende zyrtarisht fshatra me emra sllav. Me frymën e tij patriotike,me kuvendin e Vlorës të vitit 1912 ,që e  ktheu  këtë qytet në një strehë të ngrohtë për gjithë shqiptarët ,me një prezencë të përhershme shqiptare, në dyert e kësaj  vatra shqiptareje, nuk mund të bashkëjetojnë edhe emra shqiptarë dhe sllavë ,kur dihet  se në këto troje  kanë jetuar shqiptarët. Vlora,rrethinat e saj,katundet dhe fshatrat duhen të kthehen në emrat  e origjinës  së tyre. Poeti dhe kryebashkiaku i Vlorës Ali Asllani ka shkruar kështu:

Jam vlonjat e jam vlonjat,

e kam shkabën mëm’ e atë,

shkaba trime dykrenore

fron’ e saj e ka në Vlorë!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

rroki armët, bëja forra!

Vlora trime shqipëtare

si rob jetën s’e do fare,

a do mbetet Shqipëri,

a do bëhet tym e hi!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

rroki armët, bëja forra!

Jam vlonjat e jam burrë,

s’duron burri zgjedhë kurrë,

jam vlonjat e si vlonjat

di bëj luftë me të shtat’!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

Bjeri, moj, t’u lumtë dora!

Jam vlonjat dhe trim me besë,

rreth flamurit di të vdesë,

a me hir a me pahirë

doemos do rroj i lire!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com