PD-LSI e mbrojtën në KQZ në nëntor 2017, në qershor 2015 Iliri dhe Monika e akuzuan si “hajdut e blerës mandati me lekë krimi, trafiqesh, korrupsioni e droge” Edhe Agroni i Alibejat në krye të Bashkisë Ballsh, paska qenë “i vogël 27 vjeç” kur vodhi dhe u dënua 2 vite burg në Itali, por e falsifikoi në “CV” zyrtare
Çudia qëndron në faktin se Saliu dhe Luli, dalin e flasin për “agronët” e të tjerëve, por nuk flasin për “agronët” e tyre që kanë brenda partisë dhe shtëpisë. Nëse ju kujtohet, në datën 3 Nëntor 2017 ose 7 muaj më parë, PD-LSI u “mbarsën” bashkë në KQZ, duke mbrojtur “Agronin e PD”, me detyrë kryebashkiak i Mallakastrës, i cili edhe pse është dënuar me burg dhe gjobë në Itali për vjedhje, nuk iu hoq mandati, mbasi iu bë mbrojtje vota e bashkuar e koalicionit anti-krim PD-LSI, me porosi të Saliut, Ilirit, Lulit e Monikës.
Nuk e dimë se çfarë ia ndryshoi “gjuhën” Monikës, që vendosi të mbronte kryebashkiakun e PD duke e quajtur të pa dënuar”, por dimë se pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015, Iliri dhe Monika denoncuan “Gonen e PD”, për vjedhjen e votave të kandidatit të LSI për bashkinë Ballsh me miliona krimi, korrupsioni, trafiqesh e droge Lazarati.
Për ta bërë sa më të bindshëm këtë akuzë, Likja, Mona e Tit Vasali, publikuan edhe dosjen e “Gones së PD”, si i dënuar në Itali me burg dhe gjobë për vjedhje në vitin 1995! Kjo “gëlbazë” e “gëlbazës” LSI mbi kryebashkiakun e Ballshit, iu hodh në qershor 2015, ndërsa “lëpirja” e saj u bë në datën 3 nëntor 2017, duke e mbrojtur në KQZ si “njeri pa damkë”.
Thonë se për të marrë këtë “pastërti” dhe vazhdimësi detyre si kryebashkiak, “Gones së PD” i ka rënduar shumë bialnci financiar i biznesit që ka, mbasi vota “PRO” në KQZ, jepej pas ‘votës” së hedhur në kasafortën e LSI. Këtë “menaxhim”, thuhet se e ka bërë Ankelejd (S)Alibeaj, miku dhe promovuesi i Gones së Ballshit, aq sa kur LSI publikoi dosjen e dënimit të tij, (S)Alibeaj e quajti “shpifje, montazh, pisllëk të Ilir Metës”, por më pas kur dolën letrat faktike, ai e quajti “aventurë të moshës rinore”!
“Aventurë të moshës rinore” e quajti para KQZ edhe vetë kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj, duke thënë: – “Si shumë shqiptarë të tjerë, në vitin 1991 mes shumë vështirësive, emigrova në Itali, ku jetova 10 vjet, gjer në vitin 2000. Në vitin 1995, bleva një në Firenze.
Padituria dhe dëshira e tepruar e moshës, më shtyu në nxitim ta blija nga një individ Italian, i cili dokumentet e makinës i kishte të falsifikuara. Në datën 26.07.1995, më ka ndaluar në rrugë patrulla e policisë rrugore dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi që dokumentet ishin të falsifikuara. Një ditë më vonë, u ndodha pa makinën e blerë dhe pa lekët e kursyera që kisha paguar për ta blerë këtë makinë.
Vazhdova të qëndroj e të punoj në Itali deri në vitin 2000, kur u ktheva në Shqipëri përgjithnjë. Më vonë rashë në dijeni se autoritetet policore italiane më kishin proceduar për atë incident, që në vitin 1995. Vitin e kaluar (2016) kur nisi dekriminalizimi, bëra kërkimet përkatëse dhe më rezultoi se në muajin prill 2003, isha dënuar me 2 vjet burgim të pezulluar dhe 200 euro gjobë” (për krimin e vjedhjes, sipas Artikullit 624 të Kodit Penal Italian).
Mirëpo, Gonia i PD”, në faqen zyrtare të tij si kryebashkiak, nuk e ka publikuaur këtë krim dhe dënim me burg. Madje ka falsifikaur edhe vitet e qëndrimet në Itali, duke thënë se ka qëndruar eri në vitin 1993 e më pas është kthyer përgjithnjë në Shqipëri, duke nisu një bzines.
Por në vetë-deklarimin e dekriminalizimit në vitin 2016 dhe para KQZ në nëntor 2017, ai ka dekalruar së në Itali ka qëndruar deri në vitin 2003! Ajo ç’ka bënë përshtypje si tek “Gonia i PS” dhe te “Gonja i PD” është justifikimi i njëjtë i tyre: krimet Kanë qenë të rinj në moshë! Psh, miku Alibeaj i “Gones së PD”, thotë kështu: Ku kryebashkiaku Ballshit ka bërë vjedhjen në Itali, na paska qenë “i vogël 27 vjeç” (lindja 1968-dënimi 1995). Por ka edhe një ndryshim tjetër. “Gonja i PS” është qytetar i zakonshëm dhe ka vëllain zyrtarë shteti, ndërsa “Gonia i PD” është vetë në dytrë si drejtues i pushtetit lokal!Pamfleti/