Loading...

Vlorë, i riu pret damarët tek sheshi “Flamurit”, vëllai iu zhduk në det (Video)

Një i ri vetëm 26 vjeç është gjetur i vdekur pranë monumentit të Pavarsisë në sheshin “Flamurit” të Vlorës.

Viktima i identifikuar me inicialet A.I është gjetur i pajetë  sot rreth orës 10:54 minuta.

“Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.

Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë).

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”Informon zyrtarisht policia e Vlorës.

Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj informon se 26 vjeçari është Albano Imeri, vëllai i Ksandro Imeraj, 32 vjeçari i cili prej 28 marsit 2018 rezulton i zhdukur pasi kishte dalë në det me një Yetsky.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com