Një incident ka ndodhur sot në doganën e Kakavijës.
Protagoniste është bërë policia greke e cila ka ndaluar në mënyrë të pakuptimtë ekipin modest të futbollit, Antigonea të kalonte kufirin.
Ata ishin nisur për një ndeshje në ishullin Scopelo në Greqi, ndërkohë që policia i ka vendosur kryq në pasaportën e kapitenit, Sindri Serjani dhe lojtarëve të tjerë.
Kjo ka ardhur për shkak se ata nuk kishin garanci, ose të paktën kështu ka qenë pretendimi i palës greke.
Kështu gjithë skuadrës i është dashur të kthehet mbara dhe të mos e kalojë dot kufirin. Kapiteni Serjani ka deklaruar se refuzimi i vizës i është bërë pa i dhënë asnjë arsyetim.