Është një ëmbëlsirë krejt e veçantë, e cila përgatitet krej lehtë dhe shpejt.
Përgatitet me kadaif, krem djathi dhe sherbet dhe emri i saj është Kunefe.
Kjo ëmbëlsirë unike me prejardhje nga vendet e Lindjes ka një shije mahnitëse dhe është ideale për t’u përgatitur në raste të veçanta festash e gëzimesh familjare por edhe në ditë të zakonshme gjithashtu.
Me poshtë keni përgatitjen e Kunefes në shtëpi, një mënyrë për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj në familje por edhe miqtë dhe të afërmit.
Përgatitja e Kadaifit me Krem Djathi dhe Sherbet
500 gr kadaif (e gjeni kudo në supermarkete)
200 gr gjalpë i freskët
300 gr krem djathi (e gjeni në supermarkete)
Një filxhan kafeje me qumësht
Për shurupin
300 ml ujë
500 gr sheqer
Lëngu i një gjysme kokrre limoni
Përgatitja
Si fillim, duhet që të copëtoni kadaifin në copëza e fije të holla.
Në vijim, shkrini gjalpin dhe hidhjani sipër duke e përzjerë mirë në mënyrë të gjitha copëzat e kadaifit të lyhen me të.
Më pas, lyeni një tepsi ose tavë me pak gjalpë në të gjithë sipërfaqen e saj.
Shtroni aty gjysmën e masës së kadaifit.
Më pas, AgroWeb.orb ju udhëzon të shtroni kremin e djathit të cilin për t’u bërë edhe më shumë kremoz e holloni edhe me pak qumësht.
Në vijim, shtroni shtresën tjetër të kadaifit.
Dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur me 180 gradë për 30 minuta derisa sipërfaqja e kadaifit të marrë ngjyrë portokalle në të kuqërremtë.
Shurupi
Hedhim në një tenxhere sheqerin dhe ujin.
E lëmë derisa sheqeri të shkrihet dhe të vlojë deri sa të masa të krijohet në formën e shurupit.
Shtoni lëngun e limonit.
Shurupin e ngrohtë por jo shumë të nxehtë ia hedhim kadaifit të pjekur menjëherë në momentin që del nga furra dhe është i nxehtë.
Shurupi duhet të hidhet i ngrohtë në mënyrë që kremi i djathit me të cilin kemi mbushur kadaifin të jetë kremoz.
Sipër, sipas preferencës mund t’i hidhni arra, bajame apo fistikë.