Loading...

Taulant Balla zbulon autorin e videopërgjimin: Lulzim Basha dhe PD e mafias

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilëson mafioze mënyrën e zgjedhur nga PD për të denoncuar implikimin e vëllait të ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

Në një deklaratë për mediat, Balla thotë se “Basha është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të montuar”.

“Lufta politike ka shkuar edhe në ekstremet më të mëdha të një konflikti politik, por në asnjë vend nuk ishte parë që një parti politike të përfshihej në një skemë të mirëfilltë kriminale. Deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale, te cilët shfrytëzonin interesin e një partie politike, në rastin konkret të PD, për të denoncuar raste që ndikojnë kundër qeverisë.

Ajo çka ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë prezent në bisedën e publikuar nga PD, është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë kriminale që përdor forma mafioze të adresimit të shqetësimeve të tyre.

Basha është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të montuar, me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmarrjen e vendeve të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Nuk ia vlen aspak të debatosh për vërtetësinë e deklarimeve të një njeriu, që duket qartë se është një mashtrues tepër i rëndomte, i dënuar disa herë për disa vepra penale nga më të ndryshmet”, deklaroi deputeti i PS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com