Kryeministri Rama ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku la të kuptohet se 613 kg kokainë fshehur në banane i përkasin një subjekti politik të opozitës, që mesa duket ka patur edhe mbështetjen e Prokurorisë.
“Ata thonë se po pengojnë bllokojnë qeverinë e krimit dhe të drogës por në fakt po tentojnë të rrëzojnë veç Shqipërinë në këto metra të fundit, vulëhumbur pa atdhe, të coroditur nga frika e drejtësisë, ata janë vërsulur me tërbim në një ofensivë balte.
Jo vetëm që këture të paudhëve pa din e pa iman i vjen mendja se duke minuar e hedhur në erë negociatat do i kthejë njerëzit kundër nesh, e do kthehen në pushtet me rrëmujë për të marrë peng drejtësinë, por këto e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për ta sepse hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha, të krimit e korrupsionit në vite, lidhjeve reale të politikës me aktivitet krimale që ka pastrimi i parave me vulën e partisë deri te kuntalet e kokainës fshehur në banane me ndihmën e prokurorisë.Por ndërsa e ardhmja e drejtësisë afrohet, ata do e paguajnë një më një”, tha prerazi Rama.