Plagosje me armë zjarri në Vlorë,ngjarja e ndodhur pranë një lokali në rrugën ‘Gjergj Araniti”.
I plagosur ka mbetur shtetasi Roland Danaj 33 vjeç,nga fshati Llakatund i Vlorës,i cili ishte duke pirë kafe në ambjnetet e jashtme të lokalit ,kur është qëlluar në këmbë dhe ka marrë dy plagë.
Mësohet sipas policisë ,që autorët të kenë qënë dy persona,të cilët i janë afruar tavolinës,ku edhe po pinte kafe 33 vjeçari,ndërsa një prej tyre e ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të plagosur në këmbë. të dy personat janë larguar me shpejtësi , nga vendi i ngjarjes mes pallatave të zonës,ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.
I plagosuri Danaj është transportuar drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës,ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore,ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që cuan në plagosjen e 33 vjeçarit.
Sipas burimeve nga blutë e Vlorës ,i plagosuri njihet me dy emra,por nuk bëhen me shumë detaje rreth identitetit tjetër të tij.
Policia ka arritur të sekuestrojë kamerat e sigurisë në vendngjarje,për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes,ndërsa dyshon se plagosja të ketë ardhur nga ndonjë konflikt i mundshëm mes autorëve dhe personit të plagosur.