Loading...

Rama i përgjigjet Voltana Ademit: Ty s’do të merrja as për magaziniere!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë votues për herë të parë në Shkodër i ka kthyer përgjigje edhe kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në lidhje me akuzat e saj ditën e sotme.

Rama tha se Voltana Ademi flë gjumë dhe se zgjodhët vetëm kur ai viziton Shkodrën. Ai akuzoi atë se tentoi ta prishte takimin e tij me të rinjtë atje.

Rama shkoi me helikopter në Shkodër ditën e sotme.

“Të bëhemi bashkë që të mos ndahemi si tifozë të fanellave politike. Por ne duhet të jemi të gjithë bashkë nën flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit.

Sot isha në Tiranë dhe Voltana ishte marrë me ne. Kishte thënë që Edi Rama mos e provoko Shkodrën.

Por në fakt sa vij unë në Shkodër ajo zgjohet nga gjumi. Në fakt ajo kishte ngritur një çadër për të penguar këtë takim.

Dhe tha që ajo ishte ngritur për ditën ndërkombëtare të familjes. Kështu tallet Voltana e njerëzit dhe me ata që e kanë votuar. Unë nuk e votoj dhe nuk e kam votuar. Unë kam qenë kryetar bashkie por Voltanën nuk e merrja as për magaziniere”, tha Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com