Loading...

Gjërat janë trazuar/ Romeo Kara: Unë që ja di me fakte hallet, përpjetë të hidhet Saliu natë-ditë nuk do t’i zhbëjë dot të vërtetat!

Saimir Tahiri dorëzoi mandatin, Izet Haxhia u vetëekstradua dhe u fut në burg, ndërsa Agron Xhafa iu vetëdorezua autoriteteve italiane pa mohuar të vërteten, ndersa kryellomotitesi Sali, as qe e ka ndërmend qoftë edhe të rrëfehet për gjynahet e tij.
Shkruan Romeo Kara

Të kesh gjynahet e Saliut dhe te vazhdosh te akuzosh dynjanë, me dhe pa te drejte, do te thote se mund te jesh: ose i cmendur ose i paturp.

A thua vertet gjynahet e Saimirit, Izetit dhe Xhafes i fshijne gjynahet e Saliut dhe i rrisin atij moralin per te na shitur moral?

A thua se Audi i Tahirit apo i Habilajve dhe denimi i Agron Xhafës jane më pak të rendesishme se nderhyrjet dhe e-mailet e Nuel Kalajt, sekserilliqet e Ismailajt dhe telefonatat kompromentuese te te birit ne rastin e Gërdecit?

A thua vërtet kjo krijese e çuditshme i bën rikupero moralit, sa here që del ne opozite, ashtu si avazi i vjeter i gomave te riveshura dhe rikthehet krenar dhe alternative qeverisese, ndaj sistemit te cilin e ideoi, ndertoi dhe e shkatërroi vete?

Përpjetë të hidhet Saliu natë-dite, Nuelin nuk e zhbën dot, Izetin gjithashtu, privatizimin e CEZ-it dhe të tjera mbas tij, Fazllicin, Gërdecin, Armon, Albpetrolin etj.

Unë që ja di me fakte një pjese të halleve Saliut, mendoj se ai tashme nuk ka më asnje grimcë morali te merret as me veten dhe jo më me te tjerët.

Moralisht, ka mjaft koh ë e ai nuk ka më asnjë te drejte publike apo politike.

Kur drejtësia te thote fjalën e saj, ai nuk do te kete me as te drejta te tjera themelore, nga te cilat do te zhvishet ligjerisht dhe sidomos nga pasuria që e do aq shumë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com