Një person është plagosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës pas një shkëmbimi me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 minuta në një lokal në lagjen ‘’Pavarësia’’.
Paraprakisht thuhet se i plagosur ka mbetur shtetasi 33-vjeçar Roland Banaj, i cili është jahstë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për plagosjen.
Autori është larguar menjëherë pasi ka shtënë mbi të riun. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Informacioni i policisë
Më datë 16.05.2018, rreth orës 11:40, në lagjen “Pavarsia”, brenda ambienteve të një lokali pas një konflikti kanë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin R.D., 30 vjeç, banues në Llakatund.
Shtetasi i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri pistoletë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.