Loading...

“Nuk ka dhe nuk ka për të ikur asnjë deputet nga LSI”, Kryemadhi rrit presionet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shtuar paralajmërimet ndaj deputeteve të saj. Pak ditë më parë nisën të qarkullojnë zëra se disa deputetë të LSI do të bashkohen me PS. Edhe gazeta e ka deklaruar se janë rreth 5 deputetë të LSI që mund të shkojnë me PS. Por Kryemadhi dje u ka dërguar një mesazh të gjithëve.

“Ne nuk kemi marrë vendim për të braktisur komisionet. LSI nuk i bojkoton komisionet, nga një deputet do të marrë pjesë në çdo komision të parlamentit, për të ndjekur gjithë procesin. Sa i takon qëndrimeve në sallë, Çela, Panariti, Tavo janë deputetët që kanë munguar më shumë në seanca dhe tani duhet të jenë të pranishëm se ju digjet mandati.

Është vetëm kjo arsyeja, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër. Kjo është një lojë, tymnajë që Rama përdor për të ushtruar presion. LSI është e hapur, secili nga ne përfaqëson votat e partisë. Pse nuk thoni p.sh për Rudina Hajdarin që merr pjesë në aktivitetet e organizuara nga mazhoranca apo dhe për Grida Dumën. Për këto pse nuk thoni? Por ju bëjnë përshtypjen vetëm deputetët e LSI-së. Nuk ka dhe nuk ka për të ikur asnjë deputet nga LSI. Nuk ka për të ndodhur kjo, me vjen keq që Rama do mbetet i zhgënjyer”, tha ajo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com