Kanibalizmi është i ndaluar me ligj, por kjo nuk ndodhte shekullin e kaluar sepse gjaku i njeriut përdorej si ilaç në Europë. Ky nuk është i vetmi lajm tronditës, pasi edhe nëse e teproni me konsumin e mishit të kuq efektet mund të jenë po aq negative.
Mishi i kuq përmban proteinën mioglobinë me shumicë, por nëse ne e teprojmë me konsumin, pasojat mbi muskujt tanë do të jenë aq të tmerrshëme saqë mund të shkojë deri në paralizën e muskujve.
Megjithatë ka ende fise në Guinenë e Re, të cilët janë kanibalë. Fisi Fore ka si traditë të hajë pjesëtarët e familjes, pasi ata kanë ndërruar jetë. Ajo që u vu re tek ky fis gjatë një ekspedite antropologjike ishte se ata vuanin nga sëmundja Kuru.
Sëmundja në fjalë zhvillohet si pasojë e një bakteri që gjendet në mishin njerëzor dhe shkakton dridhje të trupit si dhe lëkura merr një ngjyrë kafe. Tani është një çrregullim shumë pak i përhapur, por në mesjetë ka qenë shumë i përhapur.